• Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një prej klientëve tanë, një ndër shoqërit më të mëdha në vend në fushën e sigurimeve, jemi duke kërkuar për pozicionin si më poshtë:
JURIST

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Përfaqësimin e shoqërisë pranë Gjykatës Civile, Administrative, Penale, Gjykatën e Apelit dhe Gjykaten e Lartë;
  • Përpilimi i kërkesë-padive,ankimimeve, rekurseve,apel-kundërshtues etj, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që kompania ka me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
  • Manaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  • Përfaqëson kompaninë në çështje të ndryshme gjyqësore;
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  • Arkivon të gjithë dokumentacionin juridiko-ligjor.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
  • Të ketë përfunduar plotësisht arsimin e lartë në Drejtësi;
  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 7 vjet në fushën jurudiko-ligjore dhe jo më pak se 5 vjet si përfaqësues në gjykatë
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin shqiptar e veçanërisht ligjin nr.1007, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” i ndryshuar, Rregulloren nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” i ndryshuar, të njohë shumë mire Kodin e Procedurës Civile, Tregtare,Administrative, Kodin e Punës, Prokurimin Publik etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të jetë i gatshëm për lëvizje në rrethet e vendit.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin në linkun me poshte ose: e.stermasi@theheadhunter.com jo më vonë se data 31/01/2022.
 


Apply
Back
Top