• JUPITER GROUP synon të rekrutojë AGJENT/E SHITJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Jupiter Group për shkak të ritmit të lartë të rritjes, ofron vende të reja pune për:

Titulli i pozicionit: Agjent Shitjesh


  • Vendndodhja: Tiranë

    Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • 1. Përgjegjës/e për menaxhimin e një kategorie të caktuar klientësh dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
  • 2. Përgjegjës/e për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve duke u kujdesur për nevojat e tyre dhe merr porositë ditore;
  • 3. Përgjegjës/e për indentifikimin e klientëve të rinj;
  • 4. Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e kompanisë me klientët sipas standarteve më të larta;
  • 5. Koncepton dhe inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
  • 6. Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës siç përcaktohen si dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara;
  • 7. Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;


Kualifikimet




  • 1. Të jetë e moshës 25 - 40 Vjeçe.
  • 2. Të ketë mbaruar patjetër arsimin e lartë, niveli bachelor.
  • 3. Të ketë njohuri të shitjeve dhe marketingut.
  • 4. Të ketë njohuri të programeve office dhe financës 5.
  • 5. Të ketë aftësi kreative për dhënien e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
  • 6. Të jetë person me integritet, i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
  • 7. Të ketë aftesi komunikative dhe të përballoje punën nën stres.
  • 8. Të krijojë marrëdhenie shumë të mira me kolegët dhe eprorët.
  • 9. Të ketë patjetër të paktën 1 vit eksperiencë pune.
  • 11.Të ketë njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane.
  • 12.Të ketë patjetër lejë të drejtimit të makinës të tipit B.


Kushte e punës:
Jupiter Group, ofron një pagë bazë plus një paketë të mirëfilltë përfitimesh,
përfshirë bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit
nëpërmjet emailit tek adresa: hr@jupiter.al.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.


 


Apply
Back
Top