• Inxhinier Preventivues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Inxhinier Preventivues
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri preventivues ka përgjegjësi kryesore, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për projekte që kryen vetë kompania;​
  • Kontrollon preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;​
  • Rishikon analizat teknike dhe manualin e çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;​
  • Rishikon në mënyrë periodike legjislacionin dhe botimet në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;​
  • Kontrollon tregun për çmime, për fiksimin e çmimeve në preventivë;​
  • Harton preventivat për punime shtesë të Klientëve;​
  • Realizon analiza të çmimit për detaje specifike;​
  • Konsulton me grupin e projektimit mbi çmime të materialeve të ndryshme.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti Inxhinieri Civile

Kualifikime të tjera:​
  • Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;​
  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;​
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;​
  • Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;​
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;​
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;​
  • Aftësi komunikuese dhe punuese në grup;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.​

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...3001/Inxhinier-Preventivues?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 01/05/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top