• Inxhinier Preventivues/Kostoist

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Inxhinier Preventivues/Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Kryen rol tekniko-organizativ për projektet në ndërtim. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.

Përgjegjësitë:
  • Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të kontrollojë përgatitjen e Situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;
  • Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga vetë Shoqëria si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;
  • Të ndjekë dhe kryejë, raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;
  • Të nxjerrë koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;
  • Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikoj çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;
  • Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Të rishikojë analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
  • Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;
  • Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Të kontrollojë rakordimin mujor të Inventarëve fizik të materialeve.
Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë pune 3-5 vite si preventivues/kostoist.
  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të jetë i aftë të menaxhoj dhe punojë në grup;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 20.04.2024.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top