• Inxhinier Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania ALBSTAR sh.p.k kerkon te punesoje nje Inxhinier Ndertimi per pozicionin Supervizor Punimesh.

Detyrat dhe pergjegjesite jane:
  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Supervizon projektin në ndërtim sipas legjislacionit në fuqi dhe kontratave.
  • Bashkëpunon për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko– Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kontrollon me rigorozitet preventivat, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj sipas afateve te caktuara.
  • Mban procesverbale per punimet e maskuara, apo per situata te tjera ku eshte e nevojshme.
  • Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës.
  • Koordinon punën për zbatimin dhe manaxhimin e objektit.
  • Planifikon dhe kontrollon ecurinë e proçeseve të punës në kantier.
  • Raporton tek investitoret sipas rregullave dhe afateve te rena dakort.

Kerkesat per kete pozicion jane:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vite. Preferohen kandidatë me eksperiencë të ngjashme në këtë sektor.
  • Të zoterojë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe ‘’Autocad’’.
  • Të ketë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Te gjithe te interesuarit jane te lutur te nisin CV-te e tyre ne adresen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top