• Inxhinier Ndërtimi_Njohës i Gjuhës Greke

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat


  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.


Kualifikimet


  • Të zotërojë gjuhën greke.
  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit,;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.


Shënime


Te gjithe kandidatet te dergojne aplikimin e tyre duke specifikuar pozicionin per te cilin jane te interesuar ne adresen tone te e-mailit. hr@agikons.com

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJEREZORE
AGIKONS SH. P. K
E-MAIL: hr@agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top