• Inxhinier Ndërtimi- Mbikëqyrës

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi-Mbikëqyrës
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë-Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit, duke patur parasysh dhe anën ekonomike të tij. Mbikëqyrësi përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyrohen në të.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Verifikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të licencave, të autorizimeve dhe të lejeve, të cilat, sipas dispozitave në fuqi, duhet të merren para fillimit të punimeve;​
  • Verifikon sheshin e ndërtimit, nëse është i lirë dhe i gatshëm për të filluar punimet;​
  • Njeh me hollësi kontratën e sipërmarrjes dhe e të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njeh të gjitha ndryshimet e mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës;​
  • Harton aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit, shoqërisë sipërmarrëse;​
  • Harton aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrativ, si licenca, autorizime e leje të marra nga sipërmarrësi;​
  • Gjatë zbatimit të objektit i jep instruksione dhe urdhëra me shkrim sipërmarrësit sa herë që e sheh të nevojshme, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore dhe ky i fundit është i detyruar t’i respektojë ato, por duke ruajtur të drejtën t’i bëjë me shkrim investitorit vërejtjet e tij, për instruksionet dhe urdhrat e mbikëqyrësit të punimeve;​
  • Miraton të gjitha materialet ndërtimore që përdoren në vepër;​
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të vendosura në objekt, kur këto nuk janë kryer në masën sipas vëllimeve të realizuara dhe pjesës së lëndës së parë të furnizuar, për të verifikuar cilësinë;​
  • Pezullon përkohësisht punimet për zbatimin teknik të gabuar ose paaftësi teknike zbatimi, në çdo rast me miratimin e Menaxherit të Njesisë së Mbikëqyrjes Teknike, për aq kohë sa quhet e nevojshme korrigjimi i gjendjes;​
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike për realizimin e tij. Asnjë punim nuk do të mbulohet, maskohet apo betonohet pa miratimin e mbikëqyrësit të punimeve ndërtimore;​
  • Merr pjesë në kolaudimin e veprës, i përgjigjet kolaudatorit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kolaudimin e veprës, si dhe firmos procesverbalin e këtij kolaudimi;​
  • Kontrollon dhe miraton situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve ndërtimore. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi;​
  • Pas përfundimit të kolaudimit mbështetur në kontratën dhe në dokumentacionin tjetër, përcakton vlerën përfundimtare të punimeve ndërtimore të objektit, e cila i bëhet e ditur sipërmarrësit si dhe i jepet për likuidim investitorit;​
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse ja vlen të ndërmerret;​
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Projekt Menaxherit;​
  • Asiston në kryerjen e oponencës teknike në dorëzim të çdo faze të projektimit;​
  • Raporton në mënyrë periodike tek Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të tjera:​
  • Jo me pak se 10 vite eksperience në zbatim punimesh;​
  • Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
  • Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;​
  • Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;​
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;​
  • Njohje të programeve kompjuterike, paketa Office, AutoCAD, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.​

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000002035001/Inxhinier-Ndërtimi--Mbikëqyrës?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 02/05/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top