• Inxhinier Mekanik, repart i saldimit

Përshkrimi​

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik- Reparti Saldimit
Përshkrim i Përgjithshëm:
Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.

Detyrat​

  • Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
  • Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
  • Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
  • Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
  • Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.

Kualifikimet​

  • Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
  • Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shënime​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit; hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top