• Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC

Kompania “Engineering Global Solution” Sh.p.k operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore. Ndërton objekte ku përfshihen rezidenca individuale, objekte multifamiljare, objekte industriale, qëndra tregtare, projekte interieri, sistemime etj.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Kompania “EGS” Sh.p.k si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC

(Heating, ventilation, and air conditioning)


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Realizon projektime të ndryshme në lidhje me sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, të cilat përdoren në ndërtesa që kontrollojnë temperaturën dhe cilësinë e ajrit;
  • Planifikon dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
  • Menaxhon dhe ndjek ecurinë e projekteve në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe implementimi përfundimtar dhe me sukses të projekteve;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve të sistemeve të kondicionimit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Realizon procedurat e testimit të projektimit dhe kontrollin e pajisjeve të instaluara për të vlerësuar funsionin e tyre dhe për të evidentuar difektet e mundshme;
  • Harton dhe rishikon kostot e instalimeve të sistemeve të kondicionimit duke përgatitur preventivat totale;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të sistemeve të kondicionimit në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;

Kualifikimet / Kërkesat
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Mekanike me profil sistemet ngrohëse dhe ftohëse;
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve të tilla;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Autocad;
  • Të ketë njohuri të kënaqshme të sistemeve VRF dhe Chiller dhe të ofrojë standarte të larta në punë;
  • Të ketë një qasje fleksibël përsa i përket orareve të punës;
  • Të jetë njohës i sigurisë në punë;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të ketë njohës i gjuhës Angleze;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.globegroup.al

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top