• Inxhinier HIDROTEKNIK/Ndertim (Preferohet Hidro)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
image.php


Departamenti: Infrastrukture & punime Civile
Vendndodhja: Tirane

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Kontrollon situacionet mujore të nënkontraktorëve të dërguar nga Inxhinierët e kantireve, librezen e masave, analizën e çmimeve duke përfshirë dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për projektet;
· Kryen rakordimet mujore me departamentin e financës për gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
· Perpilon dhe harton preventivat me çmimet përkatese për zërat e punimeve që kryen vetë kompania;
· Kryen kontrollin e preventivëve me çmimet përkatese të projekteve të ndryshme që vijnë nga studio e projektimit mbas shqyrtimit të projektit dhe aplikon çmimet njësi sipas analizave teknike të kompanisë;
· Ndjek kostot në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Departamentin e Financës;
· Përgatit preventivë të paketave tenderuese në bashkëpunim dhe me drejtuesit e kantireve;
· Rishikon analizat teknike dhe manualin e çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
· Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;
· Harton dhe përgatit tabelat e volumeve të punimeve për projektet e planifikuara për tu ndërtuar nga shoqëria;
· Koordinon me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmara për tu ndërtuar;
· Harton preventivë dhe situacione për punimet shtesë të klienteve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
· Raporton kostot e objekteve në bashkëpunim me projekt menaxherin;
· Detyra të tjera që mund ti ngarkohen;

Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite.

Aftësi të tjera:
· Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
· Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile, hidroteknike dhe industriale;
· Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
· Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
· Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj;
· Të ketë leje drejtimi për automjet

Paga varion nga 100,000 ~150,000 All neto ne varesi te experiences dhe intervistes finale.

Dergoni Cv-ne Tuaj ne : info@vibtis.al
Kontakt: Mobile: +355 69 70 89 618
Website: www.vibtis.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top