• HR Marketing Specialist

EPPC Albania është në kërkim të një HR Marketing Specialist.


Përgjegjësitë Kryesore:


Përdorimi i kanaleve te marketingut dixhital në funksion të zhvillimit të produkteve të burimeve njerëzore, duke përdorur strategji të tilla si fushata në mediat sociale, fushata me email, etj.;

Suport në njësinë e HR Solutions në zhvillimin e produkteve të HR (Vlerësime sjellje, sondazhe për angazhimin e punonjësve, vlerësime 360 gradë, programe për ndërtimin e ekipit etj.) që plotësojnë nevojat e klientëve dhe pritshmëritë e tregut.

Administrimi i mediave sociale duke përfshirë krijimin, kurimin dhe menaxhimin e kontentit të publikuar (imazhe, video dhe materiale të tjera të shkruara);

Monitorimi dhe ofrimi i informacionit përdoruesve në rrjetet sociale në lidhje me produktet e kompanisë;

Dizenjimi, krijimi dhe menaxhimi i fushatave promocionale nëpërmjet emaileve marketing, dhe platformave te tjera te aplikueshme.



Kërkesat për këtë pozicion janë:


Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione/fusha të ngjashme marketing duke perfshirë: content writing; digital/social media; employer branding, etj.

Njohuri te mira te programeve Canva, Mail Chimp; etj.

Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale
(FB, Instagram, Linkedin, Youtube, etj);

Të jetë person kreativ, i apasionuar pas mediave/rrjeteve sociale.

Aftesi organizative.



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 
Back
Top