• Himarë, ofroj vend pune Arkëtar i Përkohshëm

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Arkëtar i Përkohshëm

Qyteti / Dega: Himarë
Afati i fundit per aplikim eshte: 5 Maj 2023


Divizioni: Retail
Kualifikimi i kërkuar:
• Arsim i lartë në Ekonomi apo fusha të ngjashme.
• Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
• Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
• Kryen arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues.
• Kontrollon dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban.
• Numëron dhe kontrollon mjetet monetare.
• Me paratë që arkëton, formon tufa me 100 copë, në përputhje me rregullat e Bankës së Shqipërisë.
• Kryen veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh:
– Printimin e ditarit për veprimet e kryera.
– Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
– Krahasimin e gjëndjes fizike me gjëndjen kontabël.
• Me përfundimin e kuadrimit dhe dorëzimin e vlerave, dokumentet i jepen ekonomistit të shërbimit të klientelës i caktuar për këtë qëllim, për veprime të mëtejshme.
• Dorëzon gjëndjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim.
• Vendos në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë.
• Diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës dokumentohen me procesverbal.
• Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me te fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al.
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top