• Head Bartender - LIFT Steak & Rooftop Bar

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.

Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.

REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Aktualisht ne kemi pozicion vakant:

  • Head Bartender ne Restorant LIFT
Roli dhe përgjegjësit

• Aftësi në përgatitjen e koktejeve klasike dhe bashkëkohorë, si dhe njohuri për pije të ndryshme alkoolike;
• Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit;
• Kontrollon kostot e barit nëpermjet menaxhimit efektiv të inventarit;
• Monitoron dhe analizon raportet financiare, duke identifikuar mundesi përmirësimi për kursimin e kostos;
• Ndjek procesin e furnizimeve;
• Monitoron dhe mirëmban ambientet e bar-it si dhe shërbimet e ofruara;
• Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor;
• Raporton rregullisht në lidhje me ecurinë e punës pranë Menaxherit të Përgjithshëm;
• Ideon receta të reja duke përditesuar menunë e pijeve;
• Merr pjesë në rekrutimin dhe trajnimin e banakierëve të rinj, duke kryer vleresime te rregullta te performancës së tyre;
• I komunikon stafit detyrat dhe përgjegjësite në lidhje me punën për të përmbushur objektivat e caktuara;
• Kontrollon punen e stafit, duke u siguruar qe i permbahen standarteve te larta te sherbimit, pastertise dhe profesionalizmit;
• Kontrollon klientët nëse janë të kënaqur në lidhje me porosinë e tyre;
• Respekton rregulloren perkatese te shendetit dhe sigurise duke kontrolluar herë pas here pijet, që të kene nën kontroll afatin e përdorimit të tyre.
• Bashkëpunon me kuzhinen dhe menaxherin e pëgjithshëm për mbarëvajtjen e restorantit;
• Nxit nje kulturë kreative dhe inovative brenda ekipit te kuzhinës;
• Merr review nga klientët dhe sigurohet që të gjitha problematikat të përmirësohen.

Kualifikimet:

• Përvojë e mëparshme në menaxhim baresh jo më pak se 3 vjet;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimarrëse;
• Aftesi shume të mira komunikuese;
• Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
• Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.

Nëse dëshironi të beheni pjesë e skuadrës REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur te kontaktoni ne numrin 0697079300 ose të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: hr@rhg.al

Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
Email: hr@rhg.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top