• Gjirokaster,Shitet Magazin kati 2,mbi truall 635m²,sip.depos 600m²,Cmim 48'000 euro, diskutushëm, në zonë indusrtial, 600m nga aksi rrugës nacionale G

Cmimi Euro
48000
SHITET: Ambjent-Biznesi/Magazinë 2-katëshe, në shitje kati i dytë me sipërfaqe të ndërtuar 635m[SUP]2[/SUP], bashkë me pjesën takuese të truallit prej 300m[SUP]2[/SUP], në zonën industriale midis 2-rrugëve; asaj të "Zinxhirëve" dhe rrugës "Baba Qilimi" 600m nga aksi rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë(SH4/E853), si dhe rrethë 1.3-km nga bulevardi shëtitorja "18 Shtatori" dhe 27-km nga pika kufitare/doganore e Kakavijës dhe rrethë 230-km (3.5-ore me auto) nga Tirana, Gjirokastër.
Zona"Industriale" në Gjirokastër është një zonë e njohura dhe konceptuar si zonë për zhvillimin dhe imstalimin e aktiviteteve të ndryshme prodhuese dhe tregtare. Kjo është një zonë, e pozicionuar në jug të qytetit, krahu nga drejtimi për në Kakavije, me infrastrukturë të rehabilituar dhe e mirë-integruar me arteriet kryesore dhe kryesisht me aksin e rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Kjo zonë shtrihet buzë rrugës nacionale dhe aktualisht vlersohet si zonë e mirë, si për biznes ashtu edhe për banim, e pastër nga ana ambjentale, me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqsorë. Mikro-zona ku gjendet edhe objekti/prona në shitje është e sistemuar dhe aksesohet nga dy rrugë kryesore ajo e "Zinxhirëve" dhe rruga "Baba Qelimi" me komunikim mes tyre dhe lidhje direkte me aksin e rrugës nacionale. Kjo mikro-zonë krahas shumë ndërtimeve dhe aktiviteteve tregtare ka edhe ndërtesa të tjera që shërbejnë për banim, sidomos në pjesën e ngritur të saj.
"Ambjenti/Magazina/Prona" në Shitje: ka një sipërfaqe të përgjithshme të ndërtuar prej 635m[SUP]2[/SUP], ndërsa sipërfaqa neto e shfrytëzimit e katit të dytë është 600m[SUP]2[/SUP],në një Ndërtesë me 2-kate mbi tokë, me hyrje nga nga jug-lindja dhe veri-perëndimi(anët/faqa më e gjatë e magazines), ku është edhe fasada kryesore. Në Magazinë/Ambjent futesh nga hyrja ballore, ku gjendet edhe nje hapsire e shkaklleve per ne katin e dyte, si dhe vendi i ashensorit. Fasada e "Depos/Magazinës" është nga oborri funksional, që ka "Magazina" përpara, nga ku duken dritaret(rrethë 12-dritare në çdo kat dhe vetëm nga njëra anë) në formë drejt-këndore në lartësi. "Magazina" është me kubaturë të lartë, me dritë dhe ajrosje natyrale, me diell, si dhe lehtësisht e ajrosëshme. Muret anësorë janë të gjëra, me tullë të plotë të suvatuar nga brenda e jashtë, me kollona betoni, si në 4-faqet e ndërtesës dhe në mes të hapsirave dhe të lidhur me arkitrar/element të derdhur beton-arme ( në çdo kat) dhe e mbuluar me element kapriata/sp të derdhura dhe të izoluara nga sipër me katërma. Pranë "Magazinës" gjendet transfomatori për trefzarin e rrymës elektrike, si dhe rrjeti i ujit të pishëm.
Përbërja e Forma "Magazinës"/Pronës: "Magazina" Ndërtesa përbëhet nga 2-kate, në formë drejtkëndore, e ngritur mbi një truall(njolla ndërtimit) prej 600m[SUP]2[/SUP] ku në çdo kat kemi hapsirën funksionale, me kollona, të cilat janë në mes të gjërësisë, në një linjë dhe përgjatë gjithë gjatësise së hapsirës(rrethë 6-kollona beton-arme). E gjithe ndërtesa si në anësore, në mes të hapsirës funksionale dhe në mbulesë është e ndërtuar me elemente/profile beton-arme(kollonat dhe arkitrarët) të lidhur(bashkuar) me njëra-tjetrën, ndërsa anësoret janë mbyllur me murë-tulle të kuqe, të plotë dhe të suvatuar brenda e jashtë. Hyrja është në mes të gjatësisë së ndërtesës ku kalohet si në katin përdhesë(parë) ashtu edhe me shkallë për në katin e dytë dhe vendi për ashensor(që zënë rrethë 35m[SUP]2[/SUP]). Në hapësirën e brendshme funksionale dhe në të dy anët e gjatësisë, së mureve të drejta, gjenden dritaret e ngushta por të larta(12-dritare në çdo anë, total 24-dritare për çdo kat), ndërsa në anët e ngushta nuk kemi dritare. Dyshemeja, si e katit të parë dhe të dytë është prejt betoni, e rrafshët, ndërsa mbulesa e katit të dytë është me elementë beton-arme të derdhur dhe të mbuluar me shtresa hidro-izoluese. Forma e përgjithshme e "Ambjentit/Magazinës" është drejt-këndore(me përmasa të për-afërta me 12-m gjërësi dhe rrethë 50-m gjatësi, si në katin e parë simetrike edhe kati i dytë, ndërsa lartësia/kubatura është mbi 4m, në të gjithë hapsirën dhe në çdo kat.
Gjendja Fizike e Ndërtesës/Magazinës:Ndërtesa në përgjithësi është mjaft solide dhe e mirëmbajtur në drejtim të agjentëve atmosferike dhe dëmtimeve të tjera. Soleta është e ribërë kohët e fundit, në drejtim të mbrojtjes nga lagështia dhe shirat. Nga brenda suvaja e mureve dhe dyshemeja janë në gjendje të mirë, ndërsa nga jashtë ka nevoje për riparime të suvasë, si dhe bërjen e dritareve dhe të disa dyerve të brendëshme dhe sistemin e brendshëm të instalimeve elektrike dhe hidraulike.
Cilësit "Pronës/Magazinës": -është konceptuar që në ndërtim dhe me të gjitha standartet për të shërbyer si magazinë(depo) mallrash të ndryshëm, -konstruksioni i saj me elementë beton-arme e bën atë mjaft solide dhe të sigurtë për çdo lloj aktiviteti, -madhësia(hasira unike e katit të dytë)prej 600m[SUP]2[/SUP], përmasat dhe forma e saj, lejojnë zhvillimin e një game të gjërë aktivitetesh, -vendndodhja në një zonë të mirëfilltë industriale dhe me infrastrukturë të kompletuar, -lehtësirat dhe lirshmëria e aksesit(hyrje-dalje) të çdo llojë mjeti transporti tek "Magazina" dhe lidhja me rrugën nacionale, -me shumë dritë dhe ajrosje natyrale, -hapësira të bollshme funksionale përreth ndërtesës etj.
Ambjenti për rrethë "Magazinës":"Magazina/Prona" në shitje ka një hapsirë/oborrë funksional në tre anët e saj, ku mund të parkohen dhe kthehen automejet e ndryshme. Gjithashtu ne distanca mbi 20m gjenden ambjente, në të cilat ushtrohen aktivitete të ndryshme si servis makinash, magazina etj. Mikkro-zona ku gjendet "Magazina" është e qetë, e pastërt, me mundësi parkimi në ambjent të hapur dhe me rrugë të brendshme lidhëse.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: "Ambjenti/Prona" është përdorur shumë vite që nga ndërtimi(rrethë viteve 1985-1986), si magazinë tregtare(NTSh-së) për artikuj jo-ushqimore(industriale). Gjithashtu edhe pas vitetve 1990 ka vazhduar të përdorej(shrytëzohej) si magazinë/depo e produkteve të ndryshme. Ka pak kohë (6-7 vite) që nuk po shfrytëzohet dhe aktualisht është bosh dhe e destinuar për shitje ose edhe me qera.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundëshme: Depoja/Magazina mundëson shfrytëzimin për shumë lloje biznesesh si; -vazhdimin e aktivitetit që ka patur si magazine për produkte të ndryshme ushqimore dhe jo-ushqimore, -si magazinë për ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve të para apo mallrave të ndryshëm, -si magazinë grumbullimi dhe përpunimi të bimëve medicinale dhe etero-vajore, -si punishte fasoni rrobaqepsi apo këpucari, -si punishte për prodhimin e artikujve prej druri, -si punishte për prodhimin e pijeve dhe lëngjeve të ndryshme, -si punishte për prodhimin të artikujve të ndryshme prej hejkuri, duralumini, plastike, letre etj, -si punishte apo shtypshkornjë për prodhimin dhe botimin e librave, revistave, gazetave etj, si magazin pjesë këmbimi dhe servis për automjete të ndryshme, -si palestra sportive apo fitnesse etj.
Dokumentacioni: "Magazina"/Ambjenti tregtar është me Çertifikat të rregullt Pronësie si Ndërtesa/Magazina dhe Trualli, shitet në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Shitet komplet kati i dytë prej 600m[SUP]2[/SUP] hapësirë funksionale, me pjesën prej 35m[SUP]2 [/SUP]të katit parë (hyrja në katin e parë/shkallët dhe vendi ashensorit për në katin e dytë) si dhe pjesea takuese e truallit prej 300m[SUP]2[/SUP] (nga totali njollës ndërtimit prej 600m[SUP]2[/SUP]) e gjitha me 48'000 €, i diskutushëm. Gjithashtu ekziston mundësia e shitjes së ndertesës komplet (edhe pjesët e tjera të katit të parë por nuk përfshihen në këtë çmim).
Adresa: Në zonën Industriale, midis dy rrugëve; asaj të"Zinxhirëve" dhe rrugës "Baba Qilimi", 600m nga aksi rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë(SH4/E853), si dhe rreth 1.3km nga Blv/Shëtitorja "18 Shtatori", dhe 27km nga pika kufitare/doganore e Kakavijës dhe rreth 230-km (3.5ore me auto) nga Tirana, Gjirokastër. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
***************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Min.Shëndetësisë/përball Min.Jashtme, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top