• Fushe Kruje, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani

Fushe Kruje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
PO kerkojme te punesojme Menaxher/e Dyqani

Misioni:
Menaxheri I dyqanit, puna e tij konsiston ne mbarvajtjen e dyqanit. Ne organizimin e stafit, kontrollin e inventarit te dyqanit dhe shperndarjen e punes.

Pergjegjesite kryesore;

Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;

Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;

Menaxhon dhe kontrollon e stokut, kryen porosite e nevojshme per dyqanin dhe informon Derjtuesin e Deprtamentit te Shitjeve per nivelin e stokut te vjeter ne dyqan;

Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmeri, firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;

Përpilon dhe raporton tek Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;

Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik;

Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon Drejtuesit te Departamentit te Shitjeve, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;

Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan, të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e stafit ne varesi , të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;

Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese, oferta për promocionin e dyqanit duke bashkëpunuar ngushtë Departamentin e Marketingut dhe duke marrë aprovimin nga Drejtori i Shitjeve;

Monitoron ecurinë e konkurencës;

Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;

Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;

Kren ndjekjen e produkteve te derguara ne servise dhe informimi i klienteve per to;

Asiston dhe manaxhon ankesat, pakenaqesite apo kerkesat ee klienteve;

Monitoron hyrjen dhe daljen e produkteve;

Kryen kontrollin e produkteve te porositura nga magazina apo dyqanet

Kryen raportimin e produkteve qe dalin me probleme ne momentin e ardhjes


Te interesuarit te dergojne CV ne ne hr@gotech.al ose ne 0685177032

Cel. : 0685177032
 


Apply WhatsApp
Back
Top