• Ftese për oferte

Qendra “Focus in the Future” po zbaton projektin “Forcimi i kapaciteteve dhe qëndrueshmëria në tregun e punës” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ngritja e kapaciteteve në disa fusha sociale për gratë dhe vajzat në qytetin e Patosit. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti do të organizohen disa sesione trajnimi dhe është e nevojshmë të kontraktojmë një subjekt i cili do të ofrojë produkte për pjesëmarrësit në këto seanca trajnimi.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më datë 01.04.2024, në adresën e e-mailit: focusinthefuture2020@gmail.com
 

Attachments

  • FTESË PËR OFERTË (1).pdf
    223.3 KB · Views: 8
  • Formulari i ofertes.pdf
    70.6 KB · Views: 6


Contact
Back
Top