• Financier

Fianancier/ja është përgjegjës për përpunimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, që përfshin të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, arkëtim-pagesave të kompanisë, buxhetimit si edhe analizave financiare të tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Njeh dhe zbaton standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Kontabilizon veprimet bankare, fatura blerje, fatura shitje, kontrollin e investimeve dhe kontabilizimin e aseteve.
  • Siguron përputhjen e kërkesave financiare me legjislacionin tatimor.
  • Realizon rakordimet mujore të librave të blerjes/shitjes në sistemin ‘’selfcare’’ të tatimeve dhe në programin financiar të shoqërisë.
  • Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
  • Ndjek dhe implementon të gjitha ndryshimet e realizuara në legjislacionin tatimor.
  • Kontrollon sistemin e informacionit të kompanise duke përfshirë buxhetimin dhe planifikimin.
  • Merr pjesë në përpunimin dhe hedhjen e të dhënave në sistemin informatik të shoqërisë.
  • Përgatit vlerësimin e kostove për produktet sipas projekteve teknike.
  • Realizon mbajtjen nën kontroll e stokut të nevojshem për veprimtarinë prodhuese duke u orientuar nga plani i shitjeve.
  • Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
  • Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të ofrojë informacionin e duhur te Drejtori Ekzekutiv.
  • Realizon plotësimin e listëpagesave, kontabilizimin e pagave dhe shpenzimeve financiare.
  • Rakordon, kontrollon dhe përpunon pasqyrat financiare të shoqërisë.
  • Bashkëpunon me audituesit e kompanisë si edhe me kontrollin e brendshëm në lidhje me pasqyrat financiare të shoqërisë.
  • Përgatit raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Realizon analizen e kostove të ndara në kosto direkte dhe indirekte.
  • Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Kontabilist/Financier. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në industrinë e fasonerisë.
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5”
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si edhe në përgatitjen e raporteve financiare.
  • Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë njohuri shume të mira të standarteve ndërkombëtare.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni cv-ne tuaj në adresën e email-it: hr@madcom.al


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Cel. : +355 68 90 90 998
 


Apply WhatsApp
Back
Top