• Fier, ofrohet vend pune menaxher dyqani

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik te shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e perfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.
Jemi duke rekrutuar per pozicionin e punes “Menaxher Dyqani”, dhe te permbush kriteret e meposhteme.
Pozicioni i punes do te jete prane dyqanit tone qe ndodhet ne qytetin e Fierit.
Detyrat

•Zbatimi me perpikmeri, ne kohe dhe cilesi i kerkesave te klienteve.
• Zbatimi i standarteve te percaktuara nga shoqeria per paraqitjen dhe vendosjen e mallit ne dyqan dhe mbajtjes i rregullit i pastertise ne te gjithe ambjentet e dyqanit.
• Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre prane strukturave drejtuese te shoqerise.
• Menaxhimi i vlerave monetare qe arketohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
• Kontrolli i shpenzimeve operative mujore te dyqanit.
• Kujdeset per realizimin kuotave te shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave te vendosura.
• Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qellim zgjidhjen e kerkesave te tyre dhe shmangien e konkurences nga operatoret e tjere ne treg.
• Kujdeset per te siguruar disponueshmerine e materialeve dhe stokun ne dyqan.
• Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshem i mallrave ne dyqan sipas inventarit qe ka ne ngarkim.
• Pergatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve ne dyqan.
• Merr ne dorezim mallin qe furnizohet dhe menaxhon zbatimin me perpikmeri te rregullave te percaktuara nga shoqeria per kete qellim.
• Nenshkruan dokumentacionin e nevojshem dhe kordinon mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim.
• Perpunon te gjithe informacionin ne lidhje me diferencat e furnizimeve dhe te mallrave te demtuar apo me problem.
• Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe propozon masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.
• Planifikon materjalet e punes per t'u blere (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu ben planifikimin e te gjitha materjaleve qe kane te bejne me higjenen dhe pastertine ne dyqan.

Kualifikimet

•Arsim i larte, preferohet profil elektrik, ekonomik ose menaxhim biznesi.
• Perben avantazh njohuri te gjuhes angleze dhe italiane.
• Njohuri kompjuterike ne perdorimin shume te mire te programeve te paketes Office.
• Te kete leje drejtimi automjeti.
Aftesi te tjera:
• Te pakten 3 vjet eksperience pune shitje mallrash me pakice dhe shumice/ose aktivitete te ngjashme, shoqeruar me referenca.
• Aftesi te mira nderveprimi per magazinimin e mallrave dhe ne operacionet e shitjes.
• Aftesi shume te mira organizuese dhe percaktim prioritetesh.
• I matur, i besueshem dhe profesional ne marredheniet me koleget dhe me ekzekutivet e shoqerise.

Te interesuarit te dergojne CV e tyre prane Departamentit te Burimeve Njerezore me email: asinanaj@itegrup.al
 


Apply
Back
Top