• Fier, ofrohet vend pune Menaxher dyqani

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
WELL SH.P.K., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për rrjetin e tij drugstore kërkon të rekrutojë për qytetin e Fierit punonjës të kualifikuar në pozicionin: MENAXHER DYQANI & ZV. MENAXHER DYQANI
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi:



  1. Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
  2. Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungese të menaxherit. Fokusi kryesor i tij është arritja e indikatorëve të performancës të vendosur nga kompania, monitorimi i stafit për arritjen e objektivave. Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e punës tregëtare & administrative në dyqan;

Detyrat


  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

Kualifikimet

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi:

  • Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
Eksperiencat e punës:

  • Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të sistemit Financa 5 ose te tjera programe financiare;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Fleksiblitet për pune me 2 turne




Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"


 


Apply WhatsApp
Back
Top