• Farmaciste me License

ALBA PUNESIM eshte nje agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet te saj : ndermjetesimin ne tregun e punes.

Per nje klientin tone, nje kompani farmaceutike kemi nisur procesin e selektimit te kandidateve per pozicionin:

Farmaciste ne kompani farmaceutike

Përgjegjësitë kryesore:

· Përgjegjës mbi procedurën e importit dhe zhdoganimit;

· Përgjegjës për ndjekjen e stokut dhe ndjekjen e porosive sipas marrëveshjeve përkatesë në lidhje me barnat;

· Përgjegjës për hedhjen në sistemin financiar të porosive të blerjes;

· Përgjegjës mbi inspektimin që realizohet nga ana e AKBPM pas çdo importi të barnave;

· Përgjegjës mbi marrjen dhe verifikimin e pullave dhe kontrollin e tyre, njoftimin e departamenteve përkatëse;

· Bashkëpunon me sektorin e regjistrimit të barnave për t’u siguruar mbi statusin e regjistrimit të barit

· Përgjegjës për vetëdeklarimet e importeve të materialeve dhe paisjeve mjekësore pranë AKBPM;



Kerkesat:


  • Te kete mbaruar studimet per Farmaci;
  • Eksperienca e meparshme e punes perben prioritet, por nuk eshte kusht.
  • Duhet te jete i pajisur me License te Ushtrimit te Profesionit (pjese e Urdhrit te Farmacisteve);
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze;

  • Vendndodhja: Autostrade
  • Transporti I siguruar nga kompania;
  • Zbatohet Kodi i Punes ne lidhje me kontraten e punes, pushimet vjetore, festat zyrtare, etj;


Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni cv-ne tuaj ne adreseinfo@albapunesim.al dhe shenoni tek subjekti: Farmaciste
Bazuar ne Cv tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kerkesat e pozicionit do te kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top