• Estetiste

Detyrat kryesore:

  • Të bëj check-up e lëkurës me pajisjen përkatëse dhe të këshillojë klientet për kujdesin ndaj lëkurës
  • Të kryej trajtime të ndryshme të fytyrës sipas dëshirës dhe nevojës së klientit duke përdorur kur është e nevojshme edhe pajisjet e duhura
  • Të kryej trajtime të ndryshme të trupit duke përdorur pajisjet e përshtatshme
  • Të kryej masazhe të ndryshme të fytyrës dhe trupit (relaksuese, aromatherapy, me gura vullkanikë, etj.)
  • Të dijë të përdorë llampën pulsante për depilimin permanent, heqjen e njollave, etj.
  • Të shesë dhe këshillojë klientët për produktet kozmetike

Cilësitë personale:

  • Mos të ketë alergji nga produket kozmetike
  • Të ketë paraqitje të rregullt dhe të kuruar
  • Të jetë diskrete në lidhje me trajtimet qe i ofron klientëve
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese

Kualifikimet profesionale:

  • Të ketë përfunduar me sukses shkollimin e duhur për estetikë
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë
  • Gjuhet e huaja janë një aset që do të merret në konsideratë

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin "emertimin e pozicioit qe aplikoni" dhe dergojeni në adresen e emailit: hr@squarewellnesscenter.com ose telefononi ne nr: +355 69 703 5013

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Square Wellness Center merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top