• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Materialesh

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Profili i Kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Inxhinier Materialesh
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Funksioni baze i Inxhinierit te Materialeve eshte Inxhinieri i Materialeve eshte te siguroje ecurine normale te procesit të prodhimit ne UFK Elbasan pa vonesa dhe ndalesa te procesit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Organizon veprimtarinë ne repart në mbeshtetje të realizimit të planit të prodhimit në sasi dhe cilësi.
  2. Harton planet mujore te kryerjes se sherbimeve te planifikuara te pajisjeve dhe makinerive qe ndodhen ne repart dhe i miraton ato tek Kryeinxhinieri.
  3. Pergjigjet per aktivitetin qe ushtrohet ne sektorin e lendeve te para, shesheve te depozitimit te lendeve te para, sektorin e furrave to shkrirjes dhe anekseve te tij.
  4. Ka objektiv te punes rritjen e rendimentit dhe uljen e kostos se prodhimit te ferrokromit.
  5. Ndjek zbatimin e planit të investimeve.
  6. Zbaton planin grafik për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe të paisjeve.
  7. Merr masa për zbatimin e Rregullave të Sigurimit Teknik dhe për përmirësimin e kushteve të punës.
  8. Në rast avarie punon nen direktivat e Kryinxhinierit per eleminimin e avarisë.
  9. Eshte pergjegjes per garantimin e kushteve to punes pa rrezik per jeten dhe shendetin e punonjesve nen varesine e tij dhe mbikqyr zbatimin rregullores se brendshme te disiplines ne pune dhe asaj teknike ne repartin e shkrirjes.

  1. Kontrollon dhe evidenton perdorimin e materialeve kryesore dhe ndihmese ne procesin e prodhimit.
  2. Eshte pergjegjes per dhenien e lejen se punes pa rrezikshmeri, ne rast punimesh te vecanta ne repartin e shkrirjes.
  3. Kontrollon dhe pajiset me te gjithe informacionin e nevojshem rreth sasise dhe cilesise se lendeve te para qe futen ne Uzine.
  4. Eshte pergjegjes dhe merr masa qe shfrytezimi i pajisjeve dhe agregateve te behet ne perputhje me parametrat teknike te dhena ne pasaportat e tyre.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare në “Inxhinieri Materiale” per Metalurgjine. Zotërimi i diplomave “Master Profesional” ose ekuivalenten me të per te njejtin profil pune, perben perparesi.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione drejtuese ne pozicione te ngjashme jo më pak se 5 vjet.

Aftësite:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën ne fushen përkatëse;
  • I/E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton ky profil;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos MS Office;
  • Aftësi të interpretojë dokumente të tilla si rregulla sigurie, pune, mirëmbajtjeje, instruksione dhe procedura operacionale.
  • Patente të vlefshme drejtimi per automjete.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te dorëzoni CV të Detajuar dhe fotokopje te dokumentacionit qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj, ne keto adresa:



  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
  • Uzina e Ferrokromit Elbasan:
  • E-Mail ne adresen: hr@albchrome.al

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 20 Maj 2021.

Te gjitha aplikimet do te trjajtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Burimet Njerezore.
 


Apply
Back
Top