• Elbasan, ofrohet vend pune Menaxher Zyre

Qendra Didaktike Irisoft në Elbasan hap pozicionin e punës për Menaxher Zyre.
Kandidati duhet:


  1. të ketë njohuri të mira kompjuterike me Windows dhe paketën Office
  2. të jetë i komunikueshëm me klientët dhe mikpritës
  3. të jetë njohës i mirë i rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe Whats App
  4. të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze, italiane ose gjermane (përbën avantazh)
  5. të jetë bashkëpunues në grup
  6. të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme gjatë punës
  7. të jetë korrekt në zgjidhjen e detyrave
  8. të jetë i shkathët për të gjetur zgjidhje për problemet që klientët mund të kenë.

Menaxheri i zyrës ka përgjegjësin e parë për komunikimin me klientët, të kontaktojë dhe të informojë për çdo ndryshim të orareve të trajnimeve/kurseve/eventeve dhe të organizojë sa më mirë punën në zyrën e sekretarisë.

Preferojmë personat që plotësojnë kriteret e mësipërme, që kanë eksperiencë pune të mëparshme dhe që janë persona të mirëkuptueshëm, të sinqertë dhe punëtor.

Të gjithë kandidatët mund të aplikojnë në emailin: alda_tasho@hotmail.com

Suksese!

Cel. : https://wa.me/+355695252625
 


Apply WhatsApp
Back
Top