Durres, ofroj vend pune Inxhiner Ndertimi
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania e ndertimit 'Edil Al" kerkon te punesoje: Drejtor Teknik Kantieri
KANTIERI
SAN PIETRO RESORT
PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinier Ndertimi
DETYRAT KRYESORE
KRITERET KRYESORE
Te gjithë te interesuarit, janë te lutur qe te dërgojnë CV-te ne adresën info@edilal.com
Afati i fundit i aplikimit eshte data 30 Shtator 2019, ora 17:00
Cel. : +355 4480 1041
KANTIERI
SAN PIETRO RESORT
PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinier Ndertimi
DETYRAT KRYESORE
- Marrjen e projektit nga Dega Teknike dhe ben zberthimin sipas proceseve te punes, te preventivit te detajuar te zbatimit dhe ndarjen e tij ne grupe.
- Krijimin e grafikut te punimeve per projektin qe drejton.( per projektet qe zgjasin mbi nje vit, duhet te bej Grafik tre mujor, gjashte mujor, vjetor duke u bazuar tek grafiku I total projektit).
- Ne perputhje me grafikun e punimeve ndertimore te objektit , krijon grafikun e blerjeve apo tenderimeve. Ky grafik do te behet ne bashkepunim me Drejtorine Teknike per te bashkerenduar me te gjithe kantieret e tjere dhe me miratimin e Administratorit te Kompanise.
- Realizon planin i organizimit të punimeve së bashku me organigramën e kantierit dhe rregulloren e Kantierit së bashku me detyrat e përgjegjësitë e personelit dhe e dergon per miratim Drejtorit te Zyres teknike dhe per aprovim tek Administratori i Kompanise.
- Kontrollin e nevojshëm për plotësimin me detaje të projektit dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt. Në rast se nevojitet, njofton projektuesit ose konsulentët e projektit;
- Vizatimin dhe aprovimin e detajeve dhe specifikimeve teknike të cilat janë lënë pa u zgjidhur nga studio e projektimit ose janë ndryshuar me kërkesë nga Investitori si dhe azhornimin e projektit me ndryshimet e realizuara;
- Ndjekja për marrjen nga Bashkia të Akteve të Piketimit, Kuotës ± 0.00, karabinasë dhe sistemimeve;
- Krijimin e specifikimeve teknike për materialet apo pajisjet të cilat do të tenderohen si edhe te kushteve te pjesemarrjes ne tender te tenderuesve.
- Organizon dhe përgatit te gjitha materialet , lejet qe kërkohen dhe te gjithë procedurën ne kohe rekord per institucionet shteterore (Bashki, IKMT,etj).
- Miraton planet e punës te sjella nga inxh e terrenit dhe ndjek rritmin e zbatimit
- Percjell tek inxhinieret e terrenit grafiket dhe ecurine qe duhet te kete puna.
- Te beje te gjitha metodologjite e punimeve te reja qe mund te dalin ne projekt ,per propozim tek Drejtori Teknik dhe Supervizori.
- Per cdo objekt te kerkoje measurement sheet, dhe te krijoje dosjet e veçanta.
- Per cdo objekt te kerkoje AS-Build drawings te mbyllura per cdo proces te mbyllur..
- Te kerkoje nga ing e terrenit te gjitha punimet e paparashikuara te kryera ,se bashku me proces-verbalet e mbajtuara (foto etj) dhe me firmën e site supervizor ( e domosdoshme)
- Te kerkoje llogari per HSE dhe Quality ne kantier.
- Mban marredheniet me nenkontraktoret, pranon dhe aprovon ( mbas kontrollit te site ing) te gjithe librezat e masave dhe situacionet e pjeseshme dhe i percjell me firmen e tij per tek Dega Teknike.
- Sebashku me Drejtorin e kantierit jane pergjegjes per realizimin e projektit brenda afateve dhe kostove financiare.
KRITERET KRYESORE
- Edukimi: Inxhinier Ndertimi
- Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi
- Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
- Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE
- Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup
- Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese
Te gjithë te interesuarit, janë te lutur qe te dërgojnë CV-te ne adresën info@edilal.com
Afati i fundit i aplikimit eshte data 30 Shtator 2019, ora 17:00
- Vetem kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen
- Edilal merr përsipër qe te dhënat e kandidateve te trajtohen ne konfidencialitet te plote
Cel. : +355 4480 1041
Apply WhatsApp