• Durres, ofrohet vend pune Specialist/e shitje

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Kompania e Sigurimeve “INSIG Jo-Jetë” kërkon të punësojë një punonjës pranë Insig, Dega Durrës-1, i cili do të ushtrojë detyrën e “Specialist/e shitje dhe portofoli vullnetar”

Kriteret që duhet të plotësojë :


  • Të ketë përfunduar arsim universitar, sistemi i plotë;
  • Të ketë eksperiencë pune në shitjen e produkte dhe shërbimeve financiare;
  • Përparësi kanë kandidatët, të cilët kanë eksperiencë pranë kompanie sigurimi/institucioni financiar;
  • Të jetë dinamik/e, i/e komunikueshëm,përgjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen;
  • Të ndërtojë, ndjekë dhe të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët bizneset, etj. si edhe të jetë i aftë të krijojë database të klientëve të rinj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar, aftësi analizuese, vlerësuese dhe negociuese, si edhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.

Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe letër interesi në adresën elektronike:

burime.njerezore@insig.com.al
 


Apply
Back
Top