• Durres, ofrohet vend pune Shef/e Finance

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:



  • Analizon të dhënat financiare për të identifikuar gjëndjen financiare të kompanisë.
  • Asiston në punët e përditshme të departamentit të Financës.
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare.
  • Regjistron veprimet e magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve.
  • Përgjegjës për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave.
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proçeseve me distributorët & palët e treta për çështjet financiare të shoqërisë.
  • Zhvillon kontroll të faturave të shitjes, regjistrimin e produkteve, nxjerrjen e kostove dhe rakordimin me klientët.
  • Bashkëpunon me Menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si dhe rekomandimeve.
  • Analizon likuiditetin si dhe kontrollon kostot me qëllim që të orientojë Drejtuesit e shoqërisë.
  • Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e përfitimeve për stafin.



  • KËRKESAT E PROFILIT:

    · Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Financë/Kontabilitet.
    · Përdorues shumë i/e mirë i/e paketës MS Office dhe Programeve financiare si Financa 5 dhe Alpha.
    · Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në pozicione te ngjashme.

· Të jetë i/e komunikueshëm, të dije të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira analitike.
· I/E aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë.



Nëse jeni të interesuar, ju lutem dërgoni kërkesën dhe C.V tuaj në adresën e emailit: info@kantinaskenderbe.al
 


Apply
Back
Top