• Durres, ofrohet vend pune Prokurues Blerjesh

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
"Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu"

Ofron vend pune: Pozicioni
Prokurues Blerjesh.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  1. Kërkon për oferta të ndryshme (në rrugë elktronike ose direkte) në bazë të detyrave të dhëna nga Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve;
  2. Ndjek procesin e blerjes, për kategorinë që i është caktuar deri në perfundim/magazinim në perputhje me Procedurën e Blerjeve;
  3. Mirëpret nga furnitorët ofertat përkatese dhe ushtron llogjiken krahasuese oferte/cilesi/sherbim;
  4. Ndjek rotacionin e stokut dhe propozon rishikim cmimi ne rast nevoje, duke paraqitur argumentat perkatese tek drejtuesi i departamentit per aprovim;
  5. Përgatit llogaritjet e kostove të produkteve, të cmimeve të shitjes me shumicë /pakicë dhe i dërgon tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve;
  6. Përgatit ofertat periodike, si dhe oferta te dedikuara per kategorine perkatese duke ju permbajtur procedures se vendosjes se cmimeve, te cilat i dergon per aprovim tek drejtuesi i departamentit;
  7. Ndjek konkurencen dhe propozon oferta/rishikim cmimi per te qene konkurues ne treg;
  8. Kontrollon dhe raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve në mënyrë të vazhdueshme për cmimet dhe problematika te ndryshme me furnitoret;
  9. Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohën e duhur;
  10. Kryen detyra te tjera qe i cakton drejtuesi kryesor;
Kandidati duhet te zoteroje aftesite profesionale :
  1. Të ketë arsimin e larte;
  2. Të ketë pervojë pune në të njejten fushe ose ne fushen financiare.
  3. Njohuri të mira të paketës Office dhe avantazh njohuritë ne programet financiare;
  4. Aftësi shume të mira komunikuese dhe negociuese.
  5. Aftësi shume te mira analitike, i motivuar, i organizuar, i afte per te punuar ne grup.
Ofrohen: Kushte te mira pune dhe page e kenaqshme.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen info@kantinaskenderbeu.al
 


Apply
Back
Top