• Durres, ofrohet vend pune INXHINIER ELEKTRIK

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania HTM shpk eshte nje kompani që operon në tregun e industrisë energjitike që nga viti 2009 ne qytetin e Durresit.
HTM shpk vepron në sektorët elektrikë dhe mekanike, duke ofruar shërbime dhe ekspertizë të specializuar që mbulojnë të gjithë ciklin industrial, nga dizenjimi i zgjidhjeve dhe ndërhyrjeve deri te zbatimi, testimi dhe asistenca.
HTM kerkon te punesoje individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.
Vend i lire pune per INXHINERE ELEKTRIK

Detyrat dhe Pergjegjesi:

1. Ndjek ecurine e procesit te certifikimit te personave te interesuar me certifikata te Sigurimit Teknik qe nga procesi i aplikimit, testimit deri ne pajijen me certificate te personit.
2. Perditesimi i databazes Elektronike te Certifikimit.
3. Mbajta e kontaktit te vazhdueshem me klientet lidhur me statusin e certifikimit te tyre, njoftimin e perfundimit te vlefshmerise se certifikates etj.
4. Pregatitjen/perditesimi i pyetjeve/tezave te provimit ne menyre periodike.
5. Te ndjek trajnime/ konfernca /seminarene funksion te standartit ISO/IEC 17024:2012
6. Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, qe nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar.
7. Planifikon, organizon dhe mbikqyre punet e karakterit elektrik per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara në projekt.
8. Pergatit dhe koordinon gjithe dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor per marrjen e lejeve perkatese ne institucionet vendase.
9. Kordinon punen midis grupeve të ndryshme instalatore.
10. Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ne perputhje me grafikun e pergjithshem të projektit.
11. Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
12. Harton dhe mbikqyre mirembajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazes te shfrytezimit
13. Ndjekja ne menyre te peridike e web-it te Agjencia e Prokurimit Publik dhe komunikimi me departamente te tjera lidhur me aplikimin ne pune ne inters te kompanise.
Detyra te tjera qe nuk jane permendur specifikisht me siper, dhe qe jane ne funksion te permbushjes se detyrave nga ana e tij.

Kriteret:
  1. Te kete perfunduar studimet ne Inxhinieri Elektrike
  2. Te kete eksperience pune ne pozicionin qe kerkohet jo me pak se 1 vjet.
  3. Te kete aftesi organizative.
  4. Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne grup.
  5. Njohes i programeve si Autocad, Revit.
  6. Njohjes i programeve baze kompjuterike te paketes Microsoft Office, Mail, Windows .
  7. Njohes shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane.
  8. Pajisje me leje të vlefshme drejtimi makine.
Preferohen kandidate me banim ne Durres ose prane qytetit te Durresit.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre deri me date 30.06.2022 ne email: e.tabaku@hotmail.com
 


Apply
Back
Top