• Durres, ofrohet vend pune INXHINIER ELEKTRIK

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania HTM shpk eshte nje kompani që operon në tregun e industrisë energjitike që nga viti 2009 ne qytetin e Durresit.
HTM shpk vepron në sektorët elektrikë dhe mekanike, duke ofruar shërbime dhe ekspertizë të specializuar që mbulojnë të gjithë ciklin industrial, nga dizenjimi i zgjidhjeve dhe ndërhyrjeve deri te zbatimi, testimi dhe asistenca.
HTM kerkon te punesoje individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.
Vend i lire pune per INXHINER ELEKTRIK

Detyrat dhe pergjegjesite:
1. Pergatitjen e situacioneve mujore, librezes se masave, analizes se cmimeve duke perfshire kontrollet e situacioneve te nenkonraktoreve dhe pergatitjen e situacionit permbledhes per objektet ne lidhje me instalimet elektike.
2. Rakordin mujor me departamentin e finances per inventaret, gjendjen ne magazine dhe shkarkimin e materialeve elektrike.
3. Perpilimin dhe hartimin e preventivave me cmimet perkatese per zera te punimeve qe kryen vete kompania.
4. Kontrollin e preventivave me cmimet perkatese te projekteve te ndryshme qe vijne nga studio e projektimit.
5. Pergatitjen e preventivave te paketave tenderuese nga ana e instalimeve elektrike.
6. Zberthimin dhe azhornimin e projekteve elektrike te punimeve te zbatimit
7. Ndjekjen e te gjitha proceseve te punes ne kantier dhe rakoridimin me stafin teknik I problematikave te ndryshme.

Kriteret:
  1. Te kete perfunduar studimet ne Inxhinieri Elektrike
  2. Te kete eksperience pune ne pozicionin qe kerkohet jo me pak se 1 vjet.
  3. Te kete aftesi organizative.
  4. Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne grup.
  5. Njohes i programeve si Autocad, Revit.
  6. Njohjes i programeve baze kompjuterike te paketes Microsoft Office, Mail, Windows .
  7. Njohes shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane.
  8. Pajisje me leje të vlefshme drejtimi makine.
Preferohen kandidate me banim ne Durres ose prane qytetit te Durresit.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre deri me date 31.03.2022 ne email: e.tabaku@hotmail.com
 


Apply
Back
Top