Durres, ofrohet vend pune Contabile/Llogaritar për ndërmarrje italiane
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Llogaritar (për ndërmarrjet italiane)
Funksionet kryesore
Kërkesat:
Dërgoni CV tuaj në adresën [COLOR=#ff0000]ceo@redonconsulting.al[/COLOR] ose kontaktoni në numrin WhatsApp +355676191992
Ne ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe trajtimi do të bazohet në parimet e korrektësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së privatësisë dhe të drejtat tuaja.
Cel. : +355676191992
Funksionet kryesore
- Asistojnë në regjistrimet kontabël në sistemin informativ, programin e kontabilitetit të përdorur nga organizata;
- Regjistrojnë të gjitha transaksionet financiare të një organizate që impaktojnë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, kapitalin, pasqyrën e fluksit të parave etj.;
- Verifikojnë saktësinë, plotësinë dhe integritetin e të dhënave nga dokumentacioni mbështetës dhe shënimeve që kanë të bëjnë me pagesat, faturat dhe transaksionet tjera financiare;
- Zgjidhin problemet që dalin gjatë punës, duke aplikuar njohuritë e tij personale, eksperiencën e fituar gjatë ushtrimit të detyrës dhe instruksionet e marra;
- Marrin pjesë në inventarizimin e aktiveve të organizatës dhe pas identifikimit të tyre, procedojnë me regjistrimet kontabël të tyre dhe me rregullimet përkatëse;
- Përgatitin regjistrin e detyrimeve për pagesë me detajet e kreditorëve dhe kryerjen në kohë të të gjitha detyrimeve;
- Kryejnë rakordimin e llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme me palët e treta, në periudha të caktuara kohore, duke ndjekur ecurinë e pagesave të klientëve dhe të organizatës;
- Përgatitin liste pagesën e punonjësve të organizatës duke llogaritur të gjitha detyrimet e zbritshëm për nxjerrjen e pagës neto;
- Përgatitin librin e blerjeve dhe të shitjeve;
- Kryejnë deklarimet online në sistemin e tatimeve sipas kuadrit ligjor tatimor në fuqi; (të librave të blerjes dhe shitjeve, TVSH-së, listëpagesës, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, tatimi i të ardhurave personale, tatimi fitimi dhe tatim fitimi i thjeshtuar, tatimi i mbajtur në burim, deklarata vjetor e të ardhurave etj.);
- Gjenerojnë urdhër-pagesat për shlyerjen e detyrimeve nga sistemi i tatimeve;
- Plotësojnë dhe dërgojnë për miratim urdhër xhirimin bankar;
- Kryejnë pagesat bankare për llogari të palëve të treta;
- Rakordojnë bankën dhe arkën;
- Raportojnë tek mbikëqyrësi i tij;
- Nxjerrin raporte të gjeneruara nga sistemi kontabël për rishikim nga mbikëqyrësi i tij;
- Komunikojnë me personat përgjegjës për raportime dhe problemet e mundshme;
- Ekstraktojnë raporte të rregullta dhe periodike sipas kërkesave të furnitorëve dhe/apo të klientëve;
- Përgatitin informacione kontabël për t’i ndihmuar menaxherët në planifikim, buxhetim, vlerësim të performancës apo vendimmarrje;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, fatura, memo/njoftime, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat:
- Të diplomuar ose në përfundim të arsimit të lartë në një nga programet e fakultetit të ekonomisë;
- Zotërim i gjuhës italiane (B1).
Dërgoni CV tuaj në adresën [COLOR=#ff0000]ceo@redonconsulting.al[/COLOR] ose kontaktoni në numrin WhatsApp +355676191992
Ne ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe trajtimi do të bazohet në parimet e korrektësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së privatësisë dhe të drejtat tuaja.
Cel. : +355676191992
Apply WhatsApp