• Durrës, ofroj vend pune MENAXHER I MARRËDHËNEVE TË BIZNESIT

Dimension po kërkon të rekrutojë një MENAXHER I MARRËDHËNEVE TË BIZNESIT për një institucion mikro-financiar të rëndësishëm në vend.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Identifikon mundësi te reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit tek partneret potencial.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese që shesin produktet/shërbimet e tyre më këste.
  • Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të partnerëve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj.
  • Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e kompanisë tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e partnerit.
  • Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të kompanisë, dhe sigurohet që procesi i shitjes bëhet konform prodecurave në fuqi.
  • Monitoron çdo ditë rezultatet e shitjeve me patnerët dhe merr masa për partnerë që nuk performojnë, me qëllim përmbushjen e targetave të vendosura nga supervizori.
  • Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon partnerin me zgjidhje praktike për të rekalmuar mundesinë e shitjes me këste.
  • Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit në lidhje me shërbimin e kompanisë.





Kërkesa/ Eksperienca:

  • Aftësi të shkëlqyera shitjeje
  • Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
  • Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
  • Dëshirë për të punuar në terren
  • Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « MENAXHER I MARRËDHËNEVE TË BIZNESIT »
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.





JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.








Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top