• Drejtor Kantieri | Durrës

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Drejtor Kantieri

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Rolitit: Drejtori i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e zbatimit të projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimarrëse. Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.


Përgjegjësitë:
  • Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;
  • Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;
  • Mbikqyrja e punimeve ditore në object dhe monitorimi I progresit të punimeve;
  • Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve,
  • Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin Teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;
  • Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;
  • Të kontrolloj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nënkontraktorëve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit;
  • Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime.

Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune 7-10 vjet.
  • Aftësi për të drejtuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
  • Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim për përgatitje raportesh;
  • Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top