• Drejtor Teknik

EPPC Albania kërkon një Drejtor Teknik për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha dhe kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe Rajon.


Përgjegjësitë Kryesore:


Vlerësimin e efektivitetit dhe impementimit të manualit teknik, procedurave, instruksioneve dhe formularëve për rritjen e kontrollit të cilësisë brenda departamentit teknik;

Menaxhimin e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe kërkesave të Investitorit;

Hartimin e buxheteve, cost raporteve, grafikut të punimeve të projekteve të reja;

Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi;

Përpilimi dhe aprovimi i cost raporteve dhe grafikut të punimeve për projektet e shoqërisë;

Monitorimi raporteve të kostos, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve dhe buxhetit të projektit/eve;

Përgatit, rishikon, dhe aprovon politikat e Menaxhimit të Cilesisë, si dhe procedurave perkatese ne departamentin teknik;

Analiza tekniko – financiare të projekteve;

Koordinimin e përgjithshëm të projekteve të kompanisë, burimeve njerëzore, mjeteve dhe makinerive;

Kryerjen e auditeve të brëndëshme për të siguruar implementimin e suksesshëm të PMC;

Aprovimi i termave teknik të kontratave dhe sigurimi i respektimit të tyre në kantieret e kompanisë;

Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në përputhje me principet teknike, standardet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt;

Garanton zbatimin e procedurave administrative të kompanisë për punonjësit e Departamenti Teknik;

Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;

Në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për stafin e tij.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi;

Eksperiencë disa vjecare në drejtimin e projekteve të ndërtimit;

Të posedojë licensën si inxhinier professional në Shqipëri;

Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik;


Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme që përfshihen në projekte ndërtimi;

Aftësi për të lexuar, analizuar, shpjeguar projektet, korenspondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;

Të njoh dhe përdor programet kompiuterike - CAD, Excel, MS-Project etj;

Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top