• Drejtor Kantieri

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Drejtor Kantieri
Për klientin tonë, kompani lider në fushën e ndërtimit po kërkojmë Drejtor Kantieri i cili do të menaxhojë një prej projekteve më ambicioze në Shqipëri.

Roli:
Drejtori i Kantierit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e projektit deri në
përfundim duke organizuar, koordinuar, mbikëqyrur proceset e punës dhe njerëzit në të gjitha
fazat e projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Krijon planet e punës dhe organizon ekipet sipas fazave të projektit.
  • Inspekton cilësinë e punimeve në përputhje me specifikimet teknike, projektin e hartuar dhe politikën e cilësisë së kompanisë.
  • Krijon raporte periodike me qëllim matjen dhe vlerësimin e ecurisë dhe cilësisë së zbatimit të projektit.
  • Menaxhon në kohë dhe me efikasitet të gjitha problematikat e hasura gjatë zbatimit të projektit.
  • Verifikon rregullisht zbatimin e proçedurave për sigurimin teknik, si dhe miraton dokumentat e përpiluara gjatë projektit sipas ligjeve në fuqi.
  • Monitoron zbatimin e rregullt të kontratave me palët e treta
  • Siguron përfundimin e projektit brenda afatave të përcaktuara dhe kostove financiare.
Kriteret e Kërkuara:
  • Edukimi: Inxhinier Ndertimi
  • Eksperienca: Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune, nga të cilat 5 në pozicione të ngjashme
  • Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
  • Gjuhë të Huaja: Anglisht, gjuhët e tjera konsiderohen plus
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të drejtuar ekipet e punës
  • Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese
Nëse mendoni se kjo është një mundësi shumë e mirë për ju, ndihuni të lirë të dërgoni CV-në në
adresën: esi.baxho@aims.al.
Të gjithë kandidatët do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Do të jemi të kënaqur të
kontaktojmë të gjithë kandidatët që përmbushin kërkesat e klientit tonë.

WE FIND&GROW YOUR LEADERS

 


Apply
Back
Top