• Drejtor i Burimeve Njerëzore

Agikons SH.P.K lider në fushën e ndërtimit kërkon të punësojë individë profesionalë dhe të kualifikuar në pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore.

Qëllimi i Pozicionit;

Drejtori i Burimeve Njerëzore kryen zhvillimin e politikave të shoqërisë në lidhje me menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Drejton dhe menaxhon personelin e departamentit duke u kujdesur për listëprezencat, azhornimin e bazës së të dhënave, rekrutimin/ selektimin/ trajnimin e punonjësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.

Detyrat;

  • Harton, zhvillon dhe përmirëson në mënyrë të vazhdueshme politikat e shoqërisë në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore për të garantuar sukses në proçeset e rekrutimit, motivimit dhe vlerësimit të përformancës.
  • Zbaton proçedurat e Burimeve Njerëzore dhe rregulloren e Kompanisë.
  • Rekruton staf, nëpërmjet nxjerrjes së njoftimeve online/print për vende vakante të shoqërisë, ose të tjera nevoja të saj. Identifikon dhe gjen të gjitha mënyrat dhe burimet nga të cilat mund të rekrutojë staf cilësor.
  • Kryen intervista, me ndihmën e specialistëve përkatës, sipas llojit të pozicionit të punës dhe selekton më të mirët për t’u punësuar pranë shoqërisë.
  • Kryen të gjitha proçedurat e duhura për punësimin korrekt të stafit të ri.
  • Menaxhon proçesin e prezantimit dhe përshtatjes së punonjësve të rinj në ambjentin e punës në shoqëri.
  • Ndjek proçedurën e punësimit/transferimit/largimit të punonjësve, bazuar në Kodin e Punës dhe rregullores së shoqërisë.
  • Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit.
  • Zhvillon dhe monitoron buxhetin e shërbimeve të ofruara nga departamenti i Burimeve Njerëzore.
  • Mbron interesat e punonjësve dhe të shoqërisë në përputhje me politikat e Burimeve Njerëzore dhe ligjeve në fuqi.
  • Merret me kualifikimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve. Identifikon nevojat e stafit për t’u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës.
  • Përpilon “Programin e kualifikimit personal” për secilin nga punonjësit e shoqërisë. Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar.
  • Udhëheq zbatimin e sistemit të vlerësimit të performancës sipas afateve dhe proçedurave të shoqërisë, të bazuar në objektiva dhe treguesit individual.
  • Administron proçesin e listëprezencave ditore dhe mujore të personelit të shoqërisë, duke i shoqëruar me sqarimet përkatëse të nevojshme për proçesin e pagave.
  • Merr kërkesat për deklarime/c’deklarime te punonjësve dhe i delegon në Dep. e Financës që të deklarohen në sistemin e tatimeve të shoqërisë.
  • Kryen deklarimet 3-mujore të punonjësve të shoqërisë, pranë Zyrës së Punës Qëndrore dhe Inspektoriatin e lartë Shtetëror.
  • Mirëmban dhe përditëson dosjet e inspektoriatit të punës, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
  • Administron proçesin e dietave, databazën e benifiteve dhe honorareve të punonjësve.
  • Përpilon kërkesa, vendime, për staf dhe ndryshime të proçedurave sa herë që lind nevoja ose kërkohet.
  • Menaxhon fleksibilitetin në punë për gratë shtatzëna dhe për punonjësit me kushtëzime shëndetësore.
  • Kryen kontrolle të shpeshta punonjësve të shoqërisë, për të diktuar praninë dhe efiçencën e tyre në punë.
  • Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesëmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër të kërkuar nga Drejtori Ekzekutiv në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Kualifikimet;

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, në Shkencat Sociale dhe Shoqërore, Ekonomisë etj.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në pozicione të njëjta ose te ngjashme.
  • Të njohë mirë gjuhën Angleze, përbën avantazh njohja e një gjuhe tjetër.
  • Të zotërojë mirë ‘’Paketën Office’’.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të ‘’Kodit të Punës’’.
  • Te ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Të ketë aftesi shume të mira organizuese dhe të punuarit në grup.
  • Të ruajë konfidencialitetin në lidhje me informacione të kompanisë.
  • Të ketë vetveprim dhe vetorganizim të lartë dhe aftësi për të punuar me performancë të lartë pa mbiqkyrje të ngushtë.

Ftojmë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme duke dërguar aplikimin e tyre në adresën zyrtare të E-mail: hr@agikons.com të shoqëruar me një letër motivimi.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top