• Divjake, ofrohet vend pune Punonjës Social

Lushnje Divjake
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
Shpallje për pozicion vakant pune

Data e hapjes:
21 Dhjetor 2021
Data e mbylljes: 30 Dhjetor 2021
Titulli i pozicionit: Punonjës Social
Vendi: Divjakë
Orë pune: 40 orë/javë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore,
fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve te dedikuara, të mbështetura nga donatorët dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj grupeve te cilave u sherben dhe misionit të organizatës.
Në këtë fazë, per zbatimin e projektit “Askush te mos mbetet pas” dhe per ofrimin e sherbimeve te integruara sociale te parashikuara ne bashkepunim me bashkine, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e punonjësit social.

Funksionet bazë të pozicionit:


Punonjësi social ofron shërbime të integruara sociale të drejtpërdrejta në familje - fëmijëve, të rriturve – të rinj e të reja, prindër dhe anëtarë të tjerë të familjes si dhe komunietit në përgjithësi.
Ai/Ajo do të krijojë dhe ushtrojë marrëdhënie të përditëshme me përfituesit dhe do të kontaktojë me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kandidati do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të tjerë të stafit lokal si lehtësuesin/t lokal të projektit, punonjës socialë te qendres komunitare bashkiake dhe stafin në zyrën qëndrore.
Ai/Ajo kryesisht do të: evidentojë dhe vleresoje të gjitha problemet në familjet perfituese te projektit, perfshire ato Rome dhe Egjiptiane përmes vizitave shtëpi më shtëpi dhe/ose takimeve në ambjente të tjera,
si psh ne qendren komunitare, do të adresojë këto probleme dhe do të ofrojë shërbime adekuate sipas modelit te sherbimeve te integruara sociale per familjen dhe anetaret e saj, fëmijë, të rinj e të reja,
prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, do të bëjë menaxhimin e rastit, koordinojë punën me institucionet lokale të shërbimeve përfshirë shkollën dhe bashkinë,
Zyren e sherbimit te punesimit si dhe qendrat publike te formimit profesional, qendrat shendetesore etj; do të administrojë dosjet e përfituesve,
do të lehtësojë mbështetje për implementimin e skemave të gjenerimit të të ardhurave, bizneseve të vogla formale, do të përgatisë raporte dhe do të kryejë detyra të tjera administrative.


Kualifikime të nevojshme: Punonjësi social duhet të demonstrojë njohuri profesionale dhe aftësi praktike në fushën e punës/shërbimeve dhe gjithëpërfshirjes sociale. Ai/ajo duhet të ketë:

Arsim:
Diplomë fakulteti në Punë Sociale. Njohuri të paketës bazë kompjuterike. Trajnime dhe kualifikime shtesë në fushën e shërbimeve sociale është avantazh.

Eksperiencë:
Kandidati i suksesshëm duhet të ketë minimalisht 3 vite punë në pozicione të ngjashme në organizata, institucione ose projekte si punonjës social.
Ai/Ajo duhet të ketë eksperiencë pune dhe njohje të thellë të nevojave për zhvillim të komuniteteve të marxhinalizuara, perfshire ato Rome dhe Egjiptiane si arsimimi,
formimi profesional, punësimi, regjistrimi civil, shëndeti etj. si dhe njohuri rreth kulturës dhe dinamikave të zhvillimit të tyre komunitar.
Preferohet njohja e institucioneve lokale të shërbimeve si shkollat, qëndrat e formimit profesional, zyrat e punësimit, bashkia etj.

Gjuhët: Shqip; njohuri të Romisht, e preferuar.

Njohuri të tjera dhe aftësi ndërpersonale:


Njohuri të mira dhe praktike pune në shërbime sociale;
Aftësi në menaxhimin e rastit;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Aftësi të dukshme për të punuar në grup;
Aftësi për të menaxhuar/funksionuar në ambjente inter kulturore;
Aftësi analitike dhe raportuese.

Aplikimi:


Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:

1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë të përshtatshme për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;

Dërgoni aplikimin online në:
NPFTirana@icc-al.org, jo më vonë se 30 Dhjetor 2021.


Komisioni përzgjedhës zotëron të drejtën të kërkojë dokumenta shtesë.

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top