• Diber, ofroj vend pune Inxhinier Gjeolog

Diber
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Buqlize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i seleksionimit Klos.

Pozicioni: Inxhinier Gjeolog
Departmenti: Administrata e Minieres se Kromit Bulqize
Vendodhja: Miniera e Kromit Bulqize

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon brigadierët dhe stafin operacional në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore ne mënyrë që mbarëvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri Gjeolog punon pranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:

1. Kryen punime gjeologo-zbuluese per te shtuar rezervat e mineralit te dobishem, per te ngritur ne kategori rezervat, saktesuar konturet dhe kushtet e vendosjes se trupave minerare.
2. Studion shperndarjen e komponenteve te dobishem dhe shoqeruesit, nepermjet analizave kimike dhe here pas here kryen analiza dhe vleresim kompleks te lendes se pare xeherore.
3. Argumenton nga ana gjeologjike hapjen e punimeve minerare te shfrytezimit dhe percakton rradhen e tyre per hartimin e planeve mujore dhe vjetore.
4. Drejton dhe kontrollon te gjitha llojet e punimeve gjeologjike, per t’u siguruar qe kryhen ne perputhje te plote me te gjitha vecorite gjeologjike te vendburimit konform projektit te miratuar, si dhe zgjidh te gjitha detyrat e gjeometrise minerare.
5. Organizon dhe llogarit humbjet e mineralit te dobishem ne sasi dhe cilesi cdo vit, sipas metodikave perkatese.
6 Merr prova per analiza laboratorike dhe te perpilon dokumentacionin gjeologo*makshederik per te gjitha llojet e punimeve minerare dhe te shpimit, si dhe te harton dokumentacionin e nevojshem per perpilimin e pasaportave te shfrytezimit.
7. Perpilon hartat e kualitetit sipas horizonteve dhe trupave xeheror.
8. Kryen llogaritjen vjetore te levizjes se rezervave te vendburimit duke i ndare ne rezerva te hapura, te pergatitura dhe te gatshme per shfrytezim.
9. Studion ndertimin gjeologjik te vendburimit, ndertimin morfologo-strukturor te trupave, shperndarjen e komponenteve te dobishem dhe te demshem, elementet e shtrirjes dhe te renies se trupave, tektoniken shkeputese, ndryshimin e shkembinjve anesore dhe probleme te tjera gjeologo-makshederike.
10. Kryen vrojtime mbi madhesine e prurjeve dhe regjistrimin e ujrave nentokesore qe shtrihen ne vendburim.

11. Percakton ne bashkepunim me degen teknike masat qe duhen marre per te:
• parandaluar shperthimin e ujrave nentokesor ose llumrave ne punimet nunerare.
• siguruar jeten e punetoreve dhe punen normale ne miniere gjate kalimit te punimeve minerare ne zona me sasi te medha ujrash.
12. Harton projekt-programin vjetor te zhvillimit te punimeve minerare (te hapjes, kerkimit dhe pergatijes).
13. Studion nevojat e ndermarjes per rezerva te hapura, te pergatitura dhe te gatshme per shfrytezim.
14. Organizon punen eksperimentale dhe shkencore lidhur me metodiken e zbulimit te vendburimit, metodiken e marrjes se provave si dhe ceshtje te qera ge kane te beJne me gjeologjine e vendburimit.
15. Merr masa per percaktimin e vendit te objekteve siperfaqesore ne menyre ge te jene jashte zones se rrezikshme dhe vendos kufijte; gjithashtu perpilon masat per ruajtjen e objekteve nga influence e demshme e punimeve minerare dhe te shfrytezimit.
16. Percakton nga projekti ne terren, te gjitha llojet e punimeve minerare, te shfrytezimit,dhe ato gjeologo-zbuluese,
17. Perpilon dokumentacionin gjeologjik duke paragitur te gjitha llojet e punimeve ne tre plane e projeksione.
18. Sistemon dhe pergjitheson rezultatet e punimeve te kryera nga ana gjeologjike dhe kryen raportin gjeologjik 3-5 vjet me llogaritjen ose ri-llogaritjen e rezervave te vendburimit.
19. Ne bashkepunim me degen teknike, perpilon aktet e mbylljes se punimeve te shfrytezimit ne bllok, panel etj.
20. Per cdo ndryshim te situates gjeologjike si rezultat i zhvillimit te punimeve minerare qe influencojne ne orientimin e tyre dhe ne punimet shfrytezuese, parashikuar ne projekt-program, paraqet propozimet dhe raportet e argumentuara..
21. Periodikisht, kryen matjen e stoqeve dhe gjendjes se mineralit te prodhuar ne miniere, me saktesi dhe cilesi.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Miniere; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;
Aftësi:

  • Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
  • Të ketë eksperiencë në plasje;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të Detajuar dhe fotokopje te dokumentacioni qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj ne keto adresa:

  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Shqiperi.
  • Email ne adresen: hr@albchrome.al
Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 22 Shtator 2021.
“Te gjitha aplikimet do te trjtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”
 


Apply
Back
Top