• Dhermi, ofroj vend pune Elektriçist

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Gjikuria" sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.
Pozicioni vakant: Elektriçist
Vendi i punës: Dhërmi

Pergjegjesi dhe detyra:

1. Instalon, mirëmban dhe riparon sistemet e kontrollit elektrik, instalimeve elektrike dhe ndriçimit;
2.Lexon diagramet teknike dhe projektet;
3. Kryen mirëmbajtje të përgjithshme elektrike;
4. Inspekton transformatorët dhe ndërprerësit dhe komponentët e tjerë elektrikë;
5.Zgjidhja e problemeve elektrike duke përdorur pajisje të përshtatshme testuese;
6. Riparon dhe zëvendëson pajisjet, instalimet elektrike etj;
7. Ndjek rregullat shtetërore dhe lokale të ndërtimit të Kodit Kombëtar Elektrik;
8.Mirëmbajtje ndërprerësit te qarkut;
9.Njohuri të mira të sistemeve të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar;
10.Njohuri të mira të pajisjeve të ndryshme testuese.

Edukimi/Aftësitë e kërkuara
1.Përfundimi i praktikës elektricist;
2. Përvojë pune si elektricist;
3.Diplomë e shkollës së mesme;
4.Patentë shoferi e vlefshme;
5.Diplomë elektricist nga një kolegj teknik;
6.Njohuri për sistemin e thellë elektrik, prodhimin e energjisë, projektet, mirëmbajtjen dhe riparimin;

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në në: headofhr@gjikuria.al ose të kontaktojnë në numrin e cel +355 68 20 18 650
 


Apply WhatsApp
Back
Top