• Customer Service Associate

NJOFTIM PUNESIMI

Shoqeria "Nelt” shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kraš, Hell, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.
Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.


Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:

Customer Service Associate ne Departamentin e Finances

Komunikon me klientët dhe departamentet e tjera në lidhje me dokumentacionin e shërbimit ndaj klientit dhe të ardhurat e klientit.

DETYRAT:

1. Përpunon operativisht të dhëna nga tabletat përmes sistemit SAP (fatura, dokumente korrigjuese, etj.).
2. Krijon dhe kontrollon fatura, pro-fatura dhe të gjitha dokumentet e shoqëruara, përfshirë shabllonet e dërguara nga kolegët nga sektoret e tjere.
3. Menaxhon të gjitha të dhënat dhe ndryshimet lidhur me klientin në sistem.
4. Regjistron dokumente tregtare dhe financiare.
5. Koordinon dhe kontrollon dorëzimin e tregjeve (dorëzimi i DD-AA dhe AA-Agjencia për Sigurinë dhe Mbrojtjen); proceson dhe regjistron.
6. Kontrollon shitjet me shumicë dhe kasën.
7. Menaxhon të dhënat lidhur me dorëzimin dixhital dhe kontrollon arkivin e vertos.
8. Arkivon të gjitha dokumentacionin në shërbimin ndaj klientit.
9. Siguron mbështetje kolegëve të dorëzimit dhe shitjes në terren në formë të të gjitha informacionit dhe dërgimit të dokumentacionit.
10. Kontrollon dhe verifikon marrëveshjet midis sistemit SAP dhe GOLD, duke kontrolluar dhe verifikuar të gjitha dallimet e mundshme.
11. Komunikon me klientët, duke u ofruar atyre ndihmë në formë informacioni dhe dokumentacioni.
12. Komunikon dhe siguron dokumentacion dhe informacion për inspektim sanitare dhe tregtar, etj.
13. Përgatit dhe dërgon raporte të përditshme për pjesën tjetër të organizates.

KËRKESAT:
  • Diplomë universitare në fushën Ekononike, Finance,
  • Eksperience e ngjashme rreth 2 vite,
  • Njohuri te mira ne sistemin SAP,ose sisteme te tjera
  • Aftësi shume te mira në MS office,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën,
  • Të jetë i/e besueshëm,
  • Të jetë dinamik/e.

NE OFROJME:
  • Page te kenaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale brenda kompanise
  • Ambient pune miqesor dhe pozitive
  • Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë.

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore ne adresen elektronike ; hr.al@nelt.com

Ose te kontaktojne ne Whataspp ne numrin 355689008590

Vetëm aplikantët e perzgjedhur nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të aplikimeve është deri më date 30.04.2024.

Nelt Sh.p.k me adrese “Rruga ‘ Dhaskal Todri”, Godina nr.33, Kashar, Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqipërisë dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimit.
 


Apply WhatsApp
Back
Top