• Chef de Partie ne Restorant LIFT

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.


Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.


REVO Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.


Aktualisht ne kemi pozicion vakant:



  • Chef de partie ne Restorant LIFT
Detyrat:



  • Përgatitja, gatimi dhe prezantimi i pjatave me cilësi të lartë;
  • Ndihmon shefin e kuzhinës në krijimin e artikujve të menusë, recetave dhe zhvillimin e pjatave;
  • Mbikëqyr në mirëmbajtjen e standarteve të sigurisë së kuzhinës dhe ushqimit;
  • Studion çdo recetë dhe mbledh të gjithë përbërësit e nevojshëm;
  • Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshem i metodave të pergatitjes së ushqimit;
  • Siguron që higjena të jetë maksimale në kuzhinë;
  • Bashkëpunon me pjesën tjeter të ekipit të kuzhinës për të siguruar ushqim dhe sherbim me cilësi të lartë.
Kërkesat e profilit

  • Diplomë profesionale në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha të ngjashme, trajnime të ndryshme;
  • Eksperiencë të paktën 3 vite në industrinë e restoranteve, kuzhinës dhe menaxhimit;
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale;
  • Aftësi per zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;

  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

hr@rhg.al
ose mund të na kontaktoni në nr e cel: 069 70 79 300
Departamenti i BNJ


Mob: 069 70 79 300


Email: hr@rhg.al


https://www.salt.al/


https://www.instagram.com/salt_tirana/


https://www.facebook.com/salt.tirana/
 


Apply WhatsApp
Back
Top