• Century 21 Oksford | Menaxhere

Nis karrierën tënde me Century 21 Oksford!

Century 21 Oksford, me përvojë të konsiderueshme në industrinë imobiliare dhe e pozicionuar në nga zonat më të preferuara në Tiranë, kërkon të rekrutojë menaxhere zyre.

Bëhu pjesë e rrjetit Century 21 Albania, anëtar i rrjetit global prej mbi 13,000 zyra imobiliare dhe të cilat prej 50 vitesh ofrojnë shërbimin e konsulencës dhe ndërmjetësimit të pasurive të patundshme si marka më e njohur dhe më e respektuar në botë.

Kualifikimet:
  • Të keni përfunduar studimet e larta (studimet Master përbëjnë avantazh);
  • Të keni aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe në punën në grup;
  • Të zotëroni aftësi të mira komunikimi (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe në anglisht;
  • Të zotëroni aftësi të mira të përdorimit të programeve të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint, etj.);
  • Të jeni të motivuar për të përmirësuar njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Përvoja e mëparshme në menaxhim përbën avantazh.
Nëse ke ambicien të zhvillohesh në karrierën tënde, duke u bë pjesë e industrisë më fitimprurëse aplikoni tani për t'u bashkuar me stafin profesionist të Century 21 Oksford.

APLIKO duke dërguar CV në adresën info@c21oksford.al duke vendosur në Subject tek email - MNG
BE RELENTLESS!
 


Apply WhatsApp
Back
Top