• Catering Innovation Chef

Catering Innovation Chef
ERA
po kërkon një shef kreativ si ty!

“ERA 2000” shpk, kërkon një shef Inovacioni, i specializuar në profilin finger food/ catering me eksperiencë në fushën e Eventeve dhe shërbimit Catering. Puna e tij do të jetë, kryesisht, në Laboratorin e Inovacionit dhe Përpunimit/Krijimit të Menuve dhe ka të bëjë me:
  • Rikrijimin/Përpunimin e menu-së së eventeve dhe shërbimit Catering, duke u fokusuar tek trendet e fundit të produkteve dhe servirjes së tyre;
  • Trajnimin e ekipit të shërbimit Catering për ekzekutimin e menu-së, duke kombinuar produktin, shijen dhe anën vizuale;
  • Implementimin e teknikave Inovative në fushën e shërbimit Catering;
Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
  • Eksperiencë pune si shef Catering, jo më pak se 5-vjet;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet “finger food”, ingredientët e tyre si dhe të dijë të analizojë kostot për çdo produkt menuje;
  • Të jetë krijues në ripërtëritjen e menuve të reja, duke ruajtur ekuilibrin midis shijeve të konsumatorit, filozofisë së shoqërisë dhe trendeve të fundit;
  • Të njohë shumë mirë kulturën mesdhetare dhe ndërkombëtare të shërbimit Catering;
  • Të ketë sensin e organizimit, disiplinës dhe bashkëpunimit në grup;
  • Të ketë aftësi organizative dhe administrative;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe programeve bazë kompjuterike përbën avantazh;
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: eshqypi@era.al / e.bleta@era.al
Për komunikim të drejtpërdrejtë mund të telefononi në: 069 40 50 203
 


Apply WhatsApp
Back
Top