• BAUMARKET kerkon te punesoje te rinj energjike dhe te motivuar ne pozicionin: Graphic Designer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
  1. anglisht

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Zhvillon grafika, ilustracione që tërheqin vëmendjen për materiale të ndryshme marketingu, përfshirë broshura, faqet e internetit, mediat sociale dhe prezantime të ndryshme
  • Përditëson katalogjet e projekteve, fletëpalosjeve dhe materialeve promovuese që shfaqin produktet dhe zgjidhjet tona
  • Krijon vizuale tërheqëse për fushata emaili, reklama dixhitale dhe panaire të ndryshëm
  • Aplikon rigorozisht udhëzimet e kompanisë për identitetin e saj të markës (brand identity) në të gjitha projektet e dizajnit
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për përmirësimin dhe zhvillimin e identitetit të markës (brand identity) sipas nevojës
  • Projekton banerat e faqes së internetit, faqeve të hyrjes (land in pages) dhe elementeve të tjera të internetit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të shtyrë angazhimin në faqe
  • Krijon grafikat për mediat sociale dhe përmbajtje të animuar për të mbështetur fushatat tona të marketingut në mediat sociale
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për të konceptuar dhe realizuar fushatat e marketingut, duke siguruar që elementët vizualë përputhen me objektivat e fushatës
  • Projekton modelet e emailit, reklamave dixhitale dhe materialeve të shtypura për promovimin e fushatave
  • Ndihmon në gjetjen dhe redaktimin e fotove të produkteve, mjeteve të punës dhe projekteve për t'u përdorur në materiale marketingu
  • Përmirëson imazhet e fotove dhe videove përmes korrigjimeve të ngjyrave, retushimit dhe teknikave të tjera të redaktimit


Kualifikimet profesionale dhe aftësitë e përgjithshme:

  • Arsim i lartë. Diplomimi ne Marketing përbën një avantazh, por nuk është i detyrueshëm
  • Eksperiencë e mëparëshme e provuar pune në këtë rol
  • Aftësi shumë të mira të të shprehurit, të cilat do të reflektohen në materiale të shkruara mbi kompaninë
  • Njohuri shumë të mira të software të dizajnit grafik si Adobe Creative Suit (Photoshop, Illustrator, InDesign, etj)
  • Preferohet me përvojë në redaktimin e videove dhe grafikave të lëvizshme
  • Njohuri e tendencave dhe praktikave më të mira të marketingut dixhital
  • Njohuri të mirë komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen
  • Të jetë inovativ/e, i/e mprehtë, fleksibël, me vetëmotivim dhe fokus të theksuar te klienti
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të përmbushur afatet


Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: info@baumarket.al
 


Apply
Back
Top