• Auditor i Brendshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat të kualifikuar të interesuar për sfida të reja në një ekip dinamik për t'iu bashkuar Departamentit Audit i Brendshëm duke raportuar drejtpërdrejt tek Përgjegjësi i Njësisë të Auditit të Degës / Zyrës Qendrore në pozicionin e mëposhtëm:

Përkufizimi i pozicionit:
Auditori i Brendshëm do të jetë përgjegjës për të kryer të gjitha dhe çdo lloj auditimi për të gjitha njësitë, aktivitetet e degës dhe palët e treta që ofrojnë shërbime thelbësore (kritike) për Tirana Bank, në mënyrë që të formojë një mendim të arsyeshëm, objektiv dhe të pavarur në lidhje me përshtatshmërinë dhe efektivitetin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Tirana Bank;

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për zbatimin e detyrave të deleguara nga mbikëqyrësit e tij / saj;
  • Komunikon drejtpërdrejt me eprorët për problemet me të cilat përballet gjatë auditimeve;
  • Zbaton metodologjinë për të siguruar arritjen e objektivave të Auditimit të Brendshëm të Grupit;
  • Bashkëpunon ngushtësisht me departamentet / degët e brendshme për të analizuar çështjet dhe për të formuluar zgjidhje;
  • Kryen hetime të veçanta sipas kërkesës;
  • Kryen draft raportin e auditimit, siguron dokumentet e duhura të punës për të siguruar që ata mbështesin siç duhet raportin e auditimit dhe se janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme;
  • Ndjek zgjidhjen e të gjitha çështjeve të identifikuara gjatë auditimeve;
  • Përgjegjës për saktësinë dhe cilësinë e gjetjeve dhe konkluzioneve të auditimit si edhe për respektimin e afateve dhe përputhshmërisë sipa udhëzimeve të dhëna
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë Bachelor në fushat Administrim Biznesi, Financë, Ekonomiks, Ekonometri, Finance dhe Banking, dhe Diplomë Master është e preferueshme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin bankar, 2 vite përvojë në auditim janë të preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira mbi strukturat bankare, operacionet dhe pasqyrat financiare;
  • Të njohë mirë fushën e auditimit dhe të ketë njohuri teknike të përditësuara;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe shkruese raportesh ne mënyrë konçize;
  • Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe vendim-marrëse;
  • I/e aftë për të udhëtuar në një njoftim të shkurtër, duke përfshirë udhëtimin brenda natës;
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze shkruese dhe verbale;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft (Word, Excel, Power Point);
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 25 korrik 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top