• Asistente Zyre_Njohëse e Gjuhës Greke

Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.


Kompania kërkon të punësojë Asistente Zyre me njohuri shumë të mira të gjuhës greke.


Detyrat


  • Realizon mikëpritjen dhe delegimin e klientëve sipas departamenteve që kanë takime, sipas proçedurave dhe standardeve të vendosura nga kompania.
  • Realizim i detyrave të tjera administrative të nevojshme për mbarëvajtjen e proçeseve të punës.
  • Detyra të tjera të deleguara nga CEO i kompanisë.


Kualifikimet



  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Greke ne të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Drejtësi, Shkenca Sociale, Ekonomike.
  • Preferohen kandidate me 2 vite eksperiencë pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës office.



Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top