• Asistente Operacionale

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice

Përshkrimi​

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Asistente Operacionale.

Detyrat​

  • Realizon mirëpritjen dhe delegimin e klientëve dhe vizitoreve te tjere ne zyra sipas departamenteve që kanë takime, sipas procedurave dhe standardeve të vendosura nga kompania;
  • Ndjek problematika te ndryshme për sektoret e tjerë të kompanisë;
  • Menaxhon informacionet e përditshme, telefonin, kontrollon email-in dhe bën delegimin e email-eve tek personat përkates;
  • Rakordim me Operacionet për itineraret e Furnitoreve dhe nxjerrja e çdo destinacioni me aplikacionin GPS;
  • Mbajtja e blloqeve të Urdhër-Daljeve në shpërndarjen e kancelarisë sipas cdo Departamenti dhe hedhja e tyra në tabelë exeli në mënyre sistematike;
  • Asistence për punet e dhëna nga Menaxheret e Projekteve & Departamentit të Transporteve;
  • Fotokopje, skanime, printime;
  • Asistence për punët e dhëna nga Burimet Njerëzore;
  • Ndjek mbledhjen e regjistrave të instruktimeve teknike për objektet në të cilat punohet dhe së bashku me përgjegjesin teknik bën tabelën finale për dorëzimet dhe sigurohet që të gjitha objektet janë dorëzuar;
  • Skanon intruktimet për çdo muaj dhe i kalon në folderin dixhital;
  • Bën furnizimet me kancelari për llogari të shoqërisë dhe bën shpërndarjen tek stafi sipas kërkesave;
  • Asistencë për punët e dhëna nga CEO;
  • Realizim i detyrave të tjera administrative të nevojshme për mbarvajtjen e proçeseve të punës.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesem;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri te Gjuhes Italiane dhe/ose Greke perbejne avantazh;
  • Preferohen kandidate me eksperiencë të ngjashme pune;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  • Të ketë njohuri të mira të Paketës Office.

Shënime​

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës se emailit hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore
E-mail: hr@agikons.com
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top