• Asistente Administrative

"Smart Processes", operon në fushën e zhvillimit të software dhe ofrimin e konsulencës menaxheriale. Për të mbështetur qëllimet e saj të zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit, "Smart Processes" po kërkon një Asistente Administrative për të bashkëpunuar në ekipin e saj të përkushtuar.
Si pjesë e ekipit në "Smart Processes", do të keni mundësinë të ndikoni në zhvillimin dhe funksionimin e përditshëm të kompanisë.
*Ky pozicion parashikon udhëtime pune, brenda dhe jashtë vendit, për këtë arsye kanditatja duhet të jetë e gatshme për të udhëtuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Koordinimi i detyrave dhe punëve të zyrës për të siguruar përmbushjen e tyre efektive.
  • Përgatitja e dokumentacionit sipas kërkesave të specifikuara, duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
  • Shkrimi i korespondencës së ndryshme zyrtare dhe të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Kryerja e detyrave administrative, përfshirë organizimin dhe mirëmbajtjen e zyrës, komunikimin, dhe paraqitjen e dokumentacionit.
  • Menaxhimi i kontakteve me klientët dhe partnerët e biznesit.
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë, si dhe detyrave administrative të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kriteret e punësimit:
  • Të ketë përfunduar studimeve të larta, preferuar në profilin gjuhë të huaja ose shkenca sociale.
  • Aftësi të shkëlqyera në gjuhën italiane, në të folur dhe në shkrim. E detyrueshme!
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • E gatshme për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit sipas nevojës.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe bashkëpunim efektiv me kolegët.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe fleksibilitet në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi kompjuterike.
  • Orientim drejt detajeve dhe zgjidhjes së problemeve.
Për të aplikuar në këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: info@smartprocesses.net, duke përdorur subjektin "Asistente Administrative".

Ju falënderojmë për interesin tuaj.
 


Apply
Back
Top