• Asistente Administrative

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Eksperienca
vetem me eksperience
Asistente Administrative
Full – time, Hënë – Premte
Kontratë pune sipas Kodit të Punës në Shqipëri
Data e fillimit: 2 Maj 2024

ATIS shpk
është një kopmani inovatore në fushën e programimit softwerik me zyra në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Kajro dhe me një staf prej më shumë se 100 personash. Kompania është e specializuar në zhvillime softwerike të personalizuara për klientë ndërkombëtarë. Kultura jonë e punës është e përqëndruar në ndërtimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe inkurajon punonjësit që të kërkojnë përmirësim dhe zhvillim personal në punën e tyre.

ATIS shpk është duke kërkuar për zyrën e saj në Tiranë, një Asistente Administrative, qe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, qëndrim optimist, detajiste dhe që di te jetë një “multi-taskër” e shkëlqyer. Ajo do të ofrojë ndihmesën e saj profesionale ndaj menaxhimit, departamenteve si dhe stafit në kompani duke trajtuar me kujdes detyrat e zyrës. Kandidatja ideale në këtë rol duhet të tregojë përgjëgjshmëri, saktësi, të jetë e sjellshme dhe e vëmendshme për të përmbushur çdo detyrë që i caktohet.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhimi i detyrave ditore të zyrës, të tilla si printime/skanime/fotokopjime/editim të dokumenteve të ndryshëm;
  • Regjistrimi, protokollimi dhe kontrollimi i të dhënave të ndryshme sipas kërkesës;
  • Kryerja e furnizimeve të nevojshme për zyrën (kancelarike, produkte të higjienës dhe jo vetëm);
  • Menaxhimi dhe ndjekja e postës ne emër të kompanisë (dërgesat/tërheqjet);
  • Caktimi i takimeve, mirëpritja dhe orientimi i vizitorëve/aplikantëve në kompani;
  • Koordinon informacione/procedura ndërmjet departamenteve të ndryshëm të kompanisë;
  • Asiston në përpilimin e raporteve mujore në funksion të Menaxhimit apo departamenteve.
  • I përgjigjet thirrjeve telefonike në zyrë dhe bën transferimin e tyre apo të informacionit të marrë te personat përkatës;
  • E gatshme për të ndihmuar stafin në kërkesa të ndryshme që ndihmojnë mbarëvajtjen e punës së tyre.
Kriteret kryesore për rolin:
  • Përvojë e mëparshme si Asistente Administrative;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike kryesisht të paketës Microsoft Office;
  • E organizuar dhe që di të vendosë prioritete ndaj detyrave që i caktohen;
  • E vëmendshme ndaj detajeve;
  • E përgjegjshme dhe bashkëpunuese;
  • Me dëshirë për të qënë proaktive dhe për të krijuar një përvojë pozitive për të tjerët;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze; gjuha Italiane përbën një plus.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën careers@atis.al.

ATIS shpk
Bulevardi "Zogu I", "Tirana" Business Center, Kati 10, 12, Tiranë.
www.atis.al

____________________________________________________________________________________________
ATIS SHPK dëshiron të vërë në vëmendjen e kandidatëve të interesuar për punësim se cdo informacion që do të paraqesin lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Gjithashtu, me dhënien e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij për procesimin dhe ruajtjen e mëtejshme të të dhënave personale të tij nga ana e ATIS SHPK për përdorim të brendshëm të kompanisë dhe për qëllimin për të cilin ai ka deklaruar me vullnetin e tij këto të dhëna. Kandidati ka të drejtë të kërkoj në cdo kohë shtimin, heqjen, bllokimin apo korrigjimin e të dhënave të tij sipas të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në aktet ligjore. Me dërgimin e CV-së nga ana juaj, shoqëria ATIS sh.p.k prezumon qe ju keni marr njoftim dhe keni dhënë pëlqimin tuaj për sa më sipër.
 


Apply
Back
Top