• Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Vlorë

spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Vlorë
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

Detyra dhe Përgjegjësi:
-Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
-Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
-Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
-Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
-Analiza e shitjeve;
-Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
-Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
-Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
-Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
-Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

Kërkesat:
a.Edukimi: Diplomë Universitare.
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
c.Kualifikime të tjera:
-Njohuri të gjuhës Angleze;
-Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
d.Aftesi të tjera:
-Aftësi në menaxhim;
-Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
-Aftësi në organizim;
-Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
-Aftësi në menaxhimin e stresit;
-I aftë të punojë në ekip.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al brenda dates 20/04/2024, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top