• Arkitekt Zbatimi

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Arkitekt Zbatimi, Green Coast MGallery Hotel
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:

Projekti kurorëzon një marrëveshje të Grupit BALFIN me gjigandin botëror të hotelerisë, Accor dhe do të jetë një hotel butik, pjesë e MGallery Hotel Collection. Accor është prezent në 110 vende të botës, me 5100 hotele të reflektuara në 39 marka të ndryshme. Ndërtimi i hotelit do të ndjekë procedura dhe standarde ndërkombëtare sipas teknologjive më bashkëkohore dhe sipas standardeve të markave të Accor, në bashkëpunim të ngushtë me këtë operator, si dhe me disa studio të huaja.

Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin në lidhje me projektin;
  • Koordinimi dhe zbatimi i projektit;
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Sigurohet që materialet e dhëna për zbatim të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;
  • Përgjegjës mbi menaxhimin dhe azhornimin e projekteve dhe ecurisë/historikut të tyre në serverat dhe folderat e projektit në intranet;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotësimet e nevojshme për kantierin sipas nevojës;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
  • Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit.
  • Leximi i projekteve tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Njohja me zbatimin, projektin në terren, si dhe strukturën e kompanisë në tërësi dhe të projektit në vecanti;
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Përpilimi i detajeve ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas udhëzimeve të eprorëve;
  • Zbërthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
  • Vizatimi I elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës për punimet e rifiniturave;
  • Lexon projektet e vilave tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit;
  • Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;
  • Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Mbajtje kronologjisë së dorezimit të projekteve, ndryshime apo projekte në dorëzim të vazhdueshëm nga palë të treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurinë e projekteve dhe problematikat përkatëse për zgjidhje;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në programin e studimit Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:
  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
https://balfinconstruction.zohorecr...0001850001/Arkitekt-Zbatimi?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 21.03.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top